Ka rënë në prangat e policisë greke një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur.
Mësohet se ai ka tentuar pasditen e djeshme të futet në territorin grek, por gjatë kontrollit nga sektori i verifikimit të pasaportave, në bashkëpunim me policinë e Janinës, rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut.
Ai akuzohet për bashkëpunim në vrasje me dashje. Për arsye hetimore nuk bëhet ende me dije identiteti i tij.
Lexo edhe Arrestohen 3 persona në Greqi, kreu i bandës ishte një 22-vjeçar shqiptar