Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kapen në flagrancë me lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Sarandë

Nga Ejona 0

Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës dhe një i tretë është proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike.
Njoftimi i policisë së Sarandës:
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Arrestohen shtetasit:
Xh. K., 21 vjeç, banues në Sarandë.
S. L., 32 vjeç, banues në Elbasan.
Procedohet në gjendje të lirë shtetasi:
D. A., 19 vjeç, banues në Konispol.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej