Kakofonia e lodhshme, por a i duam refugjatët? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kakofonia e lodhshme, por a i duam refugjatët?

09:27 | 04/03/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Ditët e fundit janë intensifikuar zërat për derdhjen e një fluksi refugjatësh në vendin tonë. Ndërsa të gjitha strukturat evropiane po bëjnë luftë verbale dhe retorikë, para takimit të rëndësishëm të BE-së më 7 Mars, refugjatët presin në limitet e fuqive dhe në shpresa për bamirësinë dhe çlirimin e politikave konfuze të vendeve evropiane. Shqipëria është futur disi skiç në skakierën ndërkombëtare, por më së shumti me kakofoni zërash të paqartë. Sintaksa optimiste e Ministres së Integrimit Gjosha se qeveria do të jetë e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke mos ndërtuar asnjë mur kundrejt këtyre refugjatëve, që kërkojnë të futen në vendin tonë, pak orë më vonë mori një përgjigje nga kryeministri Rama gjatë një interviste: “Ju siguroj se ne nuk do ta hapim kufirin dhe nuk kemi arsye pse ta bëjmë këtë. Nga kjo, Evropa duhet të kuptojë se nuk mund të vazhdojë t’ia hedhë vendeve të saj. Disa vende, që mbyllin dyert për t’ia pasuar një vendi tjetër emigrantët”. Dhe, pa humbur shumë zëri i tij, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, 450 syresh, filluan të patrullojnë dhe ruajnë vendet nga mund të vinë refugjatët. Gjë që e bën të paqartë politikën e Shqipërisë, por edhe tejet kaotike dhe aspak serioz zërat e moderuar të shqiptarëve sa i përket krizës së refugjatëve. Në fakt, argumenti pragmatist i Ramës se nëse Gjermania, Italia, Anglia e mbyllin kufirin, Shqipëria nuk ka arsye pse ta hapë atë pa kriter, i ka bërë strukturat e policisë ta marrin qetë dhe të ndihen ende të papërgatitura. Ndërkohë, që po t’i përmbaheshim këtyre fjalëve, me të cilat kanë marrë gjumin strukturat në përgjithësi, atëherë fjalët e fundit të ministrit Tahiri të duken dhe më konfuze, por jo pak shqetësuese se shteti shqiptar është i përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë dhe se vendi ynë po koordinohet me partnerët europianë për këtë çështje dhe se nuk ka vend për panik. Pra, në këtë rast bëhet fakt i kryer, por në terren, strukturat s’të përgjigjen, ose janë të frikësuara dhe të drejtojnë në një hierarki, ku zëri mungon krejtësisht.

Ndërkohë që media e vendit fqinj thotë se Italia ka filluar përgatitjet për përballimin e një fluksi të mundshëm emigrantësh në zonën e Pulias. Dhe, paçka mungesës së konfirmimeve, Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes zyrtarisht, duket se kanë dërguar forca ushtarake dhe mjete shtesë në zonat e Brindisit dhe Barit, ku parashikohet që refugjatët të bëjnë udhën e dikurshme. Po me çfarë? Skafet kanë kohë që nuk ekzistojnë, kurse emigrantët sirianë kanë mbetur të bllokuar në Serbi, Maqedoni apo Greqi pas taposjes së kufijve veriorë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe, konfuzioni rritet kur burime jozyrtare flasin për 150-200 mijë persona, por nga pala shqiptare, nga strukturat e veta nuk kupton asgjë. Flasin vetëm ministrat, në artikulime që i kanë bërë njerëzit realisht konfuzë. A vërtetë do presë Shqipëria refugjatë apo jo? Ndërkohë që kakofonia e zërave tek ne vazhdon e merret me Reformat, formularin e dekriminalizimit, parkun, por aspak me këtë problem madhor. Më shkurt: A do ta mbyllim derën apo jo për refugjatët? Neve, dikur, nuk na e mbyllën. Këtë nuk e thotë kakofonia e zërave që çakordojnë gjithçka.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniForcat e Ndërhyrjes së ShpejtëGreqikakofoniaKryeministriMaqedoniMinistri i BrendshëmrefugjatetSerbi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha: Mazhoranca s’ka interes për Reformën në Drejtësi

Basha: Mazhoranca s’ka interes për Reformën në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com