Ka thënë i moçmi… Taulant Balla – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka thënë i moçmi… Taulant Balla

13:17 | 29/02/2016
në Opinion
0

 

27.al i rezervon një hapësirë kryesore një rubrikë intersante, e cila quhet “Ka thënë i moçmi”. Në këtë rubrikë pasqyrohen thënie të mençura nga shqiptarë të të gjitha kohërave, kryesisht ata të Rilindjes (asaj së vërtetës). Thëniet e tyre do të vazhdojnë të përcillen për një kohë të gjatë tek 27.al e media të tjera, për vlerat dhe mesazhin, jo vetëm për të kaluarën, por shpesh të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Gjithsesi si çdo kontribut real në këtë botë, edhe thëniet e mençura e kanë një fund, pra do të vijë një moment kur do të duhet të zëvendësohen.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Thëniet e mençura i japin kombit njëfarë projektimi duke kujtuar të kaluarën nëpërmjet situatës aktuale apo anasjelltas. Vetë rilindasit (e vërtetë) ishin personalitete të nderuar për kombin tonë, që pavarësisht bindjeve, ideve apo fesë, kishin një të përbashkët. Ata i dhanë Kombit Shqiptar: kush djersën, kush gjakun, kush kontributin ekonomik, kush fjalën.

Sikur qeveria e sotme të mos e kishte bajatizuar aq shumë fjalën “Rilindje” ndoshta mund të shkruanim se po pretendojmë të gjejmë “rilindas” të sotëm. Problemi kryesor që shfaqet, është se mesazhet e “rilindasve” të sotit, jo vetëm që nuk i qëndrojnë aktualitetit, të ardhmes e të shkuarës, pra dimensionit të kohës, por nuk i qëndrojnë as dimensionit moral.

Kur sot të jetë dje, pas shumë dekadash, kur personalitetet aktualë të kohës së sotme të bëhen të moçëm, a do t’i kenë dhënë diçka kombit të tyre apo vetëm do të kenë marrë?! A do ketë ndonjë që të shkrijë pasurinë për t’u blerë “libra” që shqiptarët të mos i rikthehen analfabetizmit? Do ketë ndonjë që të sakrifikojë rehatinë dhe statusin ekonomik për hir të kombit? E imagjinoni se cilat do të jenë thëniet e tyre…?!

Për shembull çfarë thënie të mençur do të marrin referencë breznitë e ardhshme nga Taulant Balla, i cili aktualisht është në ballë të shumicës, kompetenti i padiskutueshëm që mund të flasë për gjithçka; për çdo politikan, për çdo lëvizje politike nga njëri kah në tjetrin, me një fjalë për çdo gjë që ndodh në jetën politike të vendit.

Ose të citojnë Pandeli Majkon që thirri me sa kishte në kohë mu në mes të Parisit: “Unë jam muxhahedin…!”

Le të marrim të parin e “Rilindasve” të kohës së sotme.  Pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të hyrë në histori si burrë shteti, do të mbahet mënd se përsëriti disa shprehje të rëndomta të zhargonit që disa i ngatërrojnë me fjalë të urta popullore si “në se do të kishte halla …”, ose për batutat e veta nëpër foltore. Po, mund të mbahet mënd si kryeministri shakaxhi, për shakatë e tij të kriposura edhe me invalidë.

Për fat të mirë a të keq ndoshta nuk do jemi ne ata që do kërkojnë për thënie të mençura nga “mendjet e ndritura” të kohëve të sotme. Shpresojmë që brezat e ardhshëm, të kenë mundësi të lexojnë fjalë të mençura pa përsëritur çdo ditë At Gjergj Fishtën, Faik Konicën, Frashërllinjtë, Fan.S.Nolin e rilindasit e tjerë (të vërtetë).

 

Etiketa: edi ramaKa thene i MocmiPandeli MajkoRilindasitRilindjaTaulant Balla

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Nazistët grekë betohen të marrin Vorio Epirin me gjak

Nazistët grekë betohen të marrin Vorio Epirin me gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

07:49 | 24/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

07:43 | 24/02/2026
“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –
  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com