Ka një vend ku s’të duhet kurrë të takosh një nëpunës publik…vetëm kur martohesh a divorcohesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka një vend ku s’të duhet kurrë të takosh një nëpunës publik…vetëm kur martohesh a divorcohesh

16:11 | 07/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Esiona Konomi

Ka një vend, i cili ka sipërfaqe sa dyfishi i Shqipërisë dhe gjysmën e popullsisë së saj, ku nuk të duhet të takosh asnjëherë një punonjës shteti dhe ku mund të marrësh çdo shërbim pa shkuar në asnjë sportel.

Është një vend i ngjashëm me Shqipërinë për nga e shkuara, por e pakrahasueshme për nga e tashmja.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Estonia, vendi baltik, pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.

Munda ta vizitoj e ftuar si pjesë e një grupi gazetarësh ballkanas nga Universiteti i Komunikimit dhe Arteve atje, gjatë muajit prill, kur në Shqipëri votimi elektronik e mbante opozitën në çadër dhe mazhorancën në krizë.

Çfarë ndesha në 8 ditë qëndrim e krahasimi me Shqipërinë është një përpjekje e mundimshme për të mos i shkruar.

Se nuk dua të nënvizoj kryeqytetin Talin, ku transporti publik (nga ai dinjitozi me metro të shpejta e të pastra) ishte falas.

E nuk dua as të ndalem gjatë për raportin e PISA-s të cilin kryeministri ynë e përdori për muaj me radhë si dëshmi e suksesit të maturës shtetërore (dhe pse ishim renditur pas të 50-tave).

Meqë jemi këtu, shkurtimisht, Estonia, ai vendi i ftohtë, verior, ish-komunist, me gjysmën e popullsisë sonë, nga PISA renditej e para në Europë dhe e treta në botë për cilësinë e arsimit. Ne rrimë “krenarë” në vendin e 51-të.

Jo. Kryeministri me qasjen e tij publike të reformës në administratë dhe të fletërrufeve më nxiti të ulem sot, disa muaj pasi jam kthyer nga Estonia, të shkruaj për atë realitet të largët për ne.

Estonezët shkojnë në një zyrë shtetërore, mesatarisht tre herë në jetë: kur martohen, kur divorcohen, dhe kush sheshin shtëpinë.

“Vetëm këto tre shërbime ende nuk i kemi ende online”, na tha kryetari i parlamentit, Eiki Nestor.

Gjithçka tjetër, në kuptimin absolut të fjalës, ishte online. Gjithçka niste nga karta e identitetit, e cila nuk kishte asnjë diferencë nga e jona, përveçse kishte të përfshirë firmën elektronike.

“Nuk e di kur kam prekur për herë të fundit një stilolaps”,-thotë Nestor, kryetar i parlamentit.

Kjo firmë elektronike, e ndjekur nga sistemi totalisht i dixhitalizuar i dokumentacionit dhe shërbimeve, nuk e përballte asnjë herë qytetarin me punonjësin e shtetit.

Rrjedhimisht, korrupsioni nuk kishte ku të lulëzonte, pasi kryeministri Rama ka të drejtë: fajin e ka sistemi, jo njerëzit.

Estonia, në majën e piramidës së teknologjisë, padyshim që ka votim elektronik (edhe pse kush dëshiron mund të votojë ende në metodën tradicionale).

Në zgjedhjet e fundit, estonezët tregonin me krenari se një zonjë 97 vjeçare kishte zgjedhur të votonte në formën elektronike.

Në të dhënat që zyrtarët na prezantuan, hapja e një biznesi në Estoni kushton vetëm 8 minuta përpara një kompjuteri. Pa letra, pa vërtetime, pa radhë në sporteleve.

Vetëm një masë klikimesh materialesh elektronike që si ingranazhe të përpikta plotësonin njëri-tjetrin.

Rruga jonë duket e largët për të shkuar drejt këtij automatizimi shpëtues për qytetarët, po aq e largët sa zbritja e politikanëve shqiptarë në “tokë”.

“Në të gjitha udhëtimet e mia si deputet dhe kryebashkiak, kam takuar aq shumë politikanë nga Shqipëria, saqë më duket se ata vetëm udhëtojnë”,-më thotë kryebashkiaku i Tartu, bashkia e dytë më e madhe në vend, ku ishin vendosur të gjitha institucionet arsimore.

Në fakt, Jarno Laur mund të ketë të drejtë. Politikanët tanë e kalojnë jetën në avion.

Kryeministrin e Estonisë na u desh ta prisnim, pasi siç na tha këshilltarja e tij e komunikimit, kishte shkuar në studion e një emisioni radiofonik. (Ishte një ditë e zakonshme pune. Jo një ditë fushate nga ato ku politikanët tanë mund të shkojnë edhe në emisione erotike).

Salla e parlamentit estonez ishte shumë modeste.

Me pak karrige druri mbi 50 vjeçare dhe asnjë lek nuk ishte harxhuar për t’i modernizuar ato. (Salla jonë e parlamentit riskonstruktohet sa herë ndërron kryetarin.) Kryeministri nuk mund të merrte të gjithë shpurën e tij të ministrave.

Duket të zgjidhte vetëm 3 nga anëtarët e tij të kabinetit në varësi të rendit të ditës. U përgjigjej vetëm pyetjeve të deputetëve, dhe s’mund të jepte leksion për ta. Në të majtë rrinte kryeministri, në të djathtë ishin po tre karrige për presidentin dhe këshilltarët e tij.

Në kulturën e tyre, presidenti, si dekretues i ligjeve, nëse kishte diçka për të sugjeruar për aktet, e bënte aty në parlament, përpara se deputetët të vendosnin. Gjithçka me frymën e përsosjes së ligjit me kontributin e të gjithëve, pa qenë nevoja që kreu i qeverisë e ai i shtetit të ndeshen si dema gjatë gjithë mandatit të tyre.

Standardi i politikëbërjes nuk lejonte që një deputet të kalonte nga një parti në tjetrën siç ndodh në tregun parlamentar shqiptar. Nëse një deputet vendoste të largohej nga partia e tij, ai mund ta bënte këtë, por nuk mund t’i bashkohej një grupimi tjetër parlamentar. Parlamenti kishte disa karrige të veçanta ku mund të grumbullohej kjo kategori deputetësh.

E për ta mbyllur, duke i kursyer konkluzionet, në një vend me 25.6% të popullsisë ruse, nuk kishte asnjë parti pro ruse, apo ruse.

Padyshim që kishte politikanë pro rusë, por jo nga ata me një këmbë në Rusi.

Meqë shkova si gazetare, takova edhe drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, të cilit teksa po i tregoja për “median tonë të kazanit e katundit mediatik” më tha: “Ju qenkeni me fat. Por kryeministri ynë nuk ka aftësi kaq të mëdha sa të mund të marrë përsipër që të vlerësojë lajmet dhe gazetarët”.

“Hëh. Ne kemi lider global”-mendova. Por nuk ja thashë, sigurisht.

Etiketa: esiona konomiestoninenpunes publikParlamenttalin

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mos e humbisni eklipsin e hënës, sonte qielli madhështor

Mos e humbisni eklipsin e hënës, sonte qielli madhështor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com