Japonia humbi dramatikisht në minutën e 94-t përballë Belgjikës. Ky moment i trishtueshëm, nuk mjaftoi që japonezët, të shquar për disiplinën e hekurt, të dilnin nga vetvetja.
Në fotografi po shikoni dhomën e zhveshjes së japonezëve vetëm pak minuta pas humbjes, 100 % e pastër. Në një letër ata kanë shkruar “faleminderit”, në gjuhën ruse. Fitojnë me klas, humbasin me klas.