Ja çfarë shkruhej për shqiptarët në kronikat bizantine të 1038-ës… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja çfarë shkruhej për shqiptarët në kronikat bizantine të 1038-ës…

10:27 | 24/08/2017
në Uncategorized
0

Michael Attaleiates ishte një avokat dhe historian bizantin, i cili u ngjit në pozicione të lartë në kohën e perandorëve Romanus IV (1067-1071) dhe Michael VII (1071-1078). Libri i tij “Historia”, që mbulon vitet 1034-1079, është një rrëfim i gjerë mbi ngjarjet politike dhe ushtarake në Perandorinë Bizantine. Ishte pikërisht gjatë kësaj periudhe, që bizantinët kanë shkruajtur për herë të parë për shqiptarët si popull.

Kur Perandori Michael (Michaeli IV: 1034- 1041) i cili ndërroi jetë dhe që besohet se e ka patur origjinën nga provinca e Paphlagonias, mori skeptrin e Perandorisë Bizantine, populli i Agarenëve (arabëve) në Siçili ne Perëndim, u mund prej forcave detare dhe tokësore të Bizantinëve.

Dhe nëse i mirënjohuri George Maniakes, të cilit i ishte besuar komanda e përgjithshme, nuk do të ishte eleminuar nën akuzën shpifarake se ishte i etur për pushtet, dhe nëse komanda ushtarake e luftës nuk do t’u ishte transferuar të tjerëve, ai ishull i madh dhe i famshëm, i bekuar me qytete të mëdhenj të clëve nuk u mungonin mallrat e çmuara, do të ishte ende nën kontrollin e Bizantit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Megjithatë, tani, xhelozia ka shkatërruar jo vetëm njeriun dhe përpjekjet e tij, por edhe arritjen e madhe (rimarrjen e Siçilisë në vitet 1038-1040). Sepse kur komandantë të njëpasnjëshëm morën vendime ushtarake dhe bënë plane të turpshme, Bizantit i humbi jo vetëm ishulli, por edhe pjesa më e madhe e ushtrisë.

Fatkeqësisht, popujt që dikur kishin qenë aleatët tanë dhe që kishin të njëjtat të drejta si rajoni dhe të njëjtën fe, si për shembull shqiptarët dhe latinët, që jetojnë në rajonet italiane të Perandorisë sonë përtej Romës Perëndimore, krejt papritur u bënë armiq, kur Michael Dokenianos, bëri një veprim të marrë duke drejtuar komandat e tij kundër udhëheqësve të tyre…

Konstantin IX Monomakos (Konstantini IX: 1042-1055) ishte më dashamirës në fronin perandorak se sa paraardhësi i tij. Ai u ofroi ndere perandorake dhe dhurata, pothuajse kujtdo që kishte ambicie, dhe i kënaqi popullin e tij.

Papritur, re stuhie u mblodhën në Perëndim, dhe e kërcënuan atë me asgjë më pak, se sa shkatërrimi dhe rrëzimi nga froni. I sipërpërmenduri George, i etur për gjak, nisi një kryengritje në pjesën italiane të perandorisë, ku ndodheshin ushtarë Bizantinë dhe Shqiptarë, të cilët u ofenduan se perandori kishte shfaqur mungesë respekti, si dhe duke iu trembur perandorit, për shkak të veprimeve të mëhershme armiqësore.

Ai shkaktoi një trazirë të madhe në pjesën tjetër të ushtrisë, që i kundërvihej atij, dhe mori kontrollin. Pasi kishte ngritur kampin, pas një marshimi dyditor nga Selaniku, ai sulmoi kampin perandorak në mbrëmje…

Kur kjo kishte ndodhur dhe uzurpatorët ishin qetësuar dalëngadalë, një tjetër fatkeqësi nisi të marrë udhë, dhe të përhapet si bari i keq që shkatërron të korrat. Rreziku erdhi nga qyteti i Epidamnusit (Durrës). Duka Basiliakes i Protoprohedros, i cili ishte dërguar atje nga vetë perandori, që ia kish dalë të shmangte Brienin dhe të tërhiqej nga Adrianopoja, mori Durrësin dhe mblodhi atje një ushtri, nga të gjithë rajonet përreth.

Duke kërkuar mbështetje përmes dhuratave të rëndësishme, ai ia doli që të bënte që frankët të hynin në territorin e tij përmes Italisë dhe u përpoq që t’i shfrytëzojë ata për veten e tij. Me mjete të ndryshme, ai mblodhi para nga kushdo që ndodhej nën urdhërat dhe komandën e tij, krijoi një listë dhe përdori si pretekst për grumbullimin e armëve, faktin që kishte për qëllim të sulmonte Brienin, si tradhëtar.

Pasi ishte siguruar që kishte grumbulluar një ushtri të madhe dhe forca të përshtatshme për veprim, të përbëra nga bizantinë, bullgarë dhe shqiptarë, si dhe vetë ushtarët e tij, ai mori me shpejtësi rrugën për në Selanik…

[Michaelis Attaliotae: Historia, Bonn, 1853] / Në shqip nga Bota.al

Etiketa: BizantiDurrësGeorge ManiakesMichael AttaleiatesshqiptareSiçili

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjyqtarët shqiptarë detyrohen të sheshin bizneset në shtator ose do përjashtohen nga drejtësia

Gjyqtarët shqiptarë detyrohen të sheshin bizneset në shtator ose do përjashtohen nga drejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com