Gjyqtarët shqiptarë detyrohen të sheshin bizneset në shtator ose do përjashtohen nga drejtësia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarët shqiptarë detyrohen të sheshin bizneset në shtator ose do përjashtohen nga drejtësia

10:44 | 24/08/2017
në Shqiperi
0

Me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë dhe veprimin e ligjit të Vetingut, në shtator të këtij viti, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të heqin dorë nga bizneset e tyre dhe veprimtaritë e tjera fitimprurëse, në të kundërt përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do t’i mbijetojnë skenarit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale, duhet të shesin aksionet në shoqëritë fitimprurëse si dhe të mos ushtrojnë asnjë lloji ndikimi mbi kompanitë private.

Bizneset janë identifikuar nga ekspertët dhe ILDKPKI si një nga format më të përhapura dhe të aplikuara nga prokurorët dhe gjyqtarët për të pastruar, kamufluar dhe justifikuar paratë e korrupsionit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Për rrjedhojë, misionet ndërkombëtare që asistojnë autoritetet shqiptare për hartimin, miratimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, propozuan kufizimin e aktiviteteve fitimprurëse të njerëzve të drejtësisë.

Kufizimet u parashikuan në ligjin për statusin e magjistratëve (prokurorëve dhe gjyqtarëve), i cili hyri në fuqi në nëntor të vitit 2016. Ashtu siç edhe pritej, gjyqtarët nisën një rezistencë kundër këtyre parashikimeve dhe kushtëzimeve të tjera, në lidhje me përfitimet e padrejta nga palët e treta, por Gjykata Kushtetuese nuk e atakoi nenin 7 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi Nr. 35 datë 18.04.2017, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi rreth 40 shkelje të mundshme që mund të kryheshin nga gjyqtarët dhe prokurorët, por nuk preku nenin që i detyron ata që të heqin dorë nga karburantet, pallatet, lokalet, zyrat e noterive, komplekset sportive, agjencitë e udhëtimeve, fermat, vreshtat, pemtoret, parukeritë etj.

Distancimi nga bizneset  
Gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të jenë pjesë e drejtësisë së re u ndalohet me ligj të administrojnë, të drejtojnë ose të ushtrojë ndikim në shoqëritë fitimprurëse, personalisht ose nëpërmjet përfaqësimit.

Atyre u ndalohet që të zotërojë në mënyrë aktive apo pasive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit.

Gjithashtu, magjistratëve u ndalohet të jenë ekspertë në gjykatat vendase ose arbitër në arbitrazhin tregtar.

/Shqiptarja.com/

Etiketa: biznesegjyqtareshtatorvetting

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kryeinfermierja i shkruan Ramës: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës

Kryeinfermierja i shkruan Ramës: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026
Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

09:46 | 06/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com