Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Itali, kasapi shqiptar godet me thikë gruan në mes të qendrës tregtare

Nga Media 0

Një shqiptar 48-vjeçar ka plagosur me thikë gruan e tij 37-vjeçare me të cilën ishte në proces divorci.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në komunën Suzzara në provincën e Mantovës.

Gruaja është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. 48-vjeçari shqiptar me profesionin kasap është vënë në pranga me akuzën e tentativës së vrasjes.

Sipas hetimeve të para, motivi i këtij krimi është asistenca ekonomike që pas divorcit bashkëshorti duhet të paguante për 3 fëmijët e tyre. Shqiptari ka tentuar dhe të hidhet nga një mur i lartë mbi 2 metra, por është bllokuar nga policia.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej