Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi ka tentuar të vrasë me thikë bashkëkombësin e tij pas një sherri.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar 26-vjecarin. I plagosuri është dërguar në spitalin e Riccione dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, si dhe në bark.