Një ngjare e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Selanik, ku dy oficerë policie i janë sulmuar nga dy të huaj, babë e bir. Policët shkuan në zonën e Menemenit, Selanik pas një denoncimi se kishte trazira, në vendngjarje ishin dy persona 40 dhe 21 vjeç, të cilët dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit, dhe në debate e sipër kanë goditur dy anëtarët e ekuipazhit dhe kanë dëmtuar makinën e patrullës, shkruan protothema.gr.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca përforcuese të policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorëve, ndërsa efektivët e policisë janë transferuar në spitalin Ushtarak të Selanikut për të marrë ndihmën e pare. Nuk dihet se cilës kombësi i përkasin dy emigrantët, por të dy po merren në pyetje dhe së shpejti do të njihen me ndëshkimin që do t’u jepet.