Ish-deputeti dhe poeti kosovar u shua dje…por jo vargjet e tij që therin ende

Duhet të lëçisni

Raporti i Reporterëve pa Kufij: Liria e shtypit në Shqipëri kërcënohet edhe nga Covid

Në disa vende, përfshi dhe Shqipërinë, liria e mediave është përkeqësuar sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Kërcënim për lirinë e shtypit është tani edhe...

Maqedonia zgjat masat kufizuese deri më 27 prill, qeveria do të paguajë testet PCR për turistët e huaj

Qeveria e Maqedonisë së veriut ka lënë në fuqi masat kufizuese që ishin gjatë ditëve të fundit. Deri më 27 prill në Maqedoni lëvizja...

Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të Rrumpallës

Nga Ermal Mulosmani Në një publikim të bërë sot nga gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, dëgjohej Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame,...

Skandali me legalizimet, Zbardhet mesazhi urgjent që Lame u dërgoi vartësve

Pas publikimit të audios së përgjimit të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame ka nisur mesazhe porosie për punonjësit e tij duke i kërkuar që...

Kujtim Paçaku ndërroi jetë dje në moshën 59-vjeçare. Ish-deputeti kosovar njihet më tepër për shpirtin e tij artistik që na e ka lënë në poezi edhe tani që ka shkuar. Ai ishte një nga intelektualët më të shquar të komunitetit rom të Prizrenit që kaloi fëmijërinë e jetën mes dy botëve. Mes lirisë së këngës rome dhe librave.

Paçaku shkruante…

SI BËHET KËNGA ROME

Merre një grusht dhimbjeje
Shto ca pika loti!
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund
I shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e lë të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
Deri në agim…

URIA

Vaji i fëmijëve nuk ka të ndalur
As këtë mbrëmje
Aroma e gjellës së fqinjit
As sonte nuk iu ngop barkun
Kur zemra ka acar
S’ka pranverë që mund ta shkrijë…

KËNGË E ZEZË

Nënë, ku i kam vëllezërit?
I kanë vrarë!
Po babai ku është, nënë?
Nuk u kthye!
As qeni i shtëpisë nuk dëgjohet!
E helmuan!
Nënë, këndoma një këngë!
Zëri më është shterë, o bir!
Më jep pak bukë, nënë!
Nuk kemi as edhe një dromcë!
E ç’do të hamë sonte, moj nënë?
Do ta kafshojmë dhimbjen tonë
Dhe do të dehemi me lotë.

FESTA

Si mos të më këndohet e mos të jem
I gëzuar sot
Kur nën krah mbaj bukë
Bukë të nxehta valë
Për të gjithë ata që më presin në shtëpi
Nëna
Gruaja
Dhe shtatë fëmijët
Po nesër?
…Zoti është i madh!

ATË MBRËMJE KËNDUAM DUKE QARË

Ende më kujtohet
Ai dimër i ftohtë; si vdekja
Kur kënga ngrihej në gjuhë
Veshët i mbyllja
Që të mos e dëgjoja këngën e urisë
Këtë këngë pa refren
Dëgjohet melodia
E erës kaotike
Dhe refreni “nënë, duam bukë!”
Atë mbrëmje kënduam duke qarë
Unë
Dhe njëqind violina që i mbaja në grusht

DIALOG

Nënë,
Tenda na është çjerrë
Me se do ta arnojmë?
Me një cohë qielli, bija ime…
Nënë,
Zjarri na është fikur
A thua si do të ngrohemi?
Me rreze dielli, bija ime…
Nënë,
Bukë s’na ka ngelë më
Me se do të ushqehemi?
Me dromca këngësh, oj bija ime…

ËNDRRA

Vura këmishën tënde nën jastëk
Që t’i ndjellë ëndrrat
Me aromën e gjinjve të tu
Ti vjen e veshur me qiellin e natës
Me hënë në dorë
E një trëndafil në buzët e përgjakura
Nëpër Rrugën e Qumështit ne arratisemi
Në karrocën tonë
Të mbështjellë me pluhur yjesh…

PA DASHURI

Pa dashuri
Gjoksi yt do të ngelet bosh
Si fletë e pashkruar
Ti shkove
Me vete e more zjarrin
E netëve tona
O, sa gënjejnë ata që thonë
Se koha i shëron të gjitha
O, sa gënjejnë…

SHIKIMI I NDALUAR

Nëna gjithmonë më porosiste
T’i dëgjoja me të vjetrit e t’i përshëndesja
“Mirëmëngjesi, zonjë!”
“Mirëmëngjesi, zotëri!”
Babai më këshillonte
Të mos vonohesha rrugës asnjëherë
“Mos u ndal me të panjohurit!”
“Mos i shiko vajzat dy herë!”
Të gjitha mund të ndaloheshin ashtu a kështu
Ama, kjo e fundit?!

KUR DASHURON NJË ROM

Kur dashuron një rom
Në pikë të dimrit ia thyen dallëndysheve
Rrugën e shtegtimit
Kur dashuron një rrom
Ua shkund shtratin luleve të përgjumura
Myzhdenë t’ua japë
Kur dashuron një rrom
Përrenjve të ngrirë
Ua fal çmendurinë e dallgëve
Eh, kur dashuron një rrom..

 

JAM ROM

Po, jam Rom
Unë, ky që qëndron tash para jush
Jam nga stërnipat e Gangut
E bijtë e Lumbardhit
Kurrë nuk isha mjaft i bardhë
Për të bardhët
As tamam i zi për të zinjtë
Erdha vetëm t’u fal ca vargje
E të marr ndonjë duartrokitje në këmbim
Kaq më mjafton të ndihem i lumtur

 

MAESTRO PLAK DHE VIOLINA

Të gjithë më tradhtuan në këtë jetë…
Pos violinës
Gjak e mjaltë kemi ngjyer bashkë
Në sofrën e hënës
Tash që ditët i kam të numëruara
Veç një amanet po ua lë:
Në varr kur të më lëshoni
Mbi gjoks të ma lini violinën
Violinën time të vjetër
Oh, këtë dashnore gjithmonë të re

LARGËSIA

Sa më larg
Që shkoj nga vendlindja ime
Bota më duket
Më e vogël, gjithnjë
E më e vogël…

 

NË ZEMRAT TONA

Kaherë e kemi braktisur qiellin e vendlindjes sonë
Rrugëve të panjohura ia mësyem
Me vete morëm
Vetëm gjuhën, këngët dhe përrallat tona
Në zemër e ruajtëm gjuhën
Në gjuhë i ruajtëm këngët
Në këngë i ruajtëm përrallat tona

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Raporti i Reporterëve pa Kufij: Liria e shtypit në Shqipëri kërcënohet edhe nga Covid

Në disa vende, përfshi dhe Shqipërinë, liria e mediave është përkeqësuar sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Kërcënim për lirinë e shtypit është tani edhe...

Maqedonia zgjat masat kufizuese deri më 27 prill, qeveria do të paguajë testet PCR për turistët e huaj

Qeveria e Maqedonisë së veriut ka lënë në fuqi masat kufizuese që ishin gjatë ditëve të fundit. Deri më 27 prill në Maqedoni lëvizja...

Degradimi i Artan Lames nga dishepull i urbanizmit në Patronazhist të Rrumpallës

Nga Ermal Mulosmani Në një publikim të bërë sot nga gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, dëgjohej Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame,...

Skandali me legalizimet, Zbardhet mesazhi urgjent që Lame u dërgoi vartësve

Pas publikimit të audios së përgjimit të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame ka nisur mesazhe porosie për punonjësit e tij duke i kërkuar që...

Dritan Kaba: Artan Lame po thellon mashtrimin

Artan Lame paska nxjerrë një sqarim dhe thotë që biseda është bërë në 2017. Gënjen trashë edhe vazhdon të mashtrojë pa turp, se hajduti...