Me trishtim dhe ironi qytetarët po vendosin një paralele mes Durrësit dhe Venecias. Qyteti bregdetar prej 2-3 vitesh i trembet reshjeve intensive të shiut, pasi përherë qyteti përfundon nën ujë.
Pas reshjeve të mbrëmshme dhe atyre të mëngjesit, uji ka arritur deri në 1 metër në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa”dhe për pasojë nxënësit janë evakuuar nga zjarrfikësit.
Situata është alarmante në të gjithë qytetin. Rrugët, automjetet dhe katet e para të shumë pallatave e shtëpive janë tashmë nën pushtetin e ujit.
![](https://27.al/wp-content/uploads/2018/03/Screen-Shot-2018-03-19-at-2.19.39-e-pasdites-220x335.jpg)
![](https://27.al/wp-content/uploads/2018/03/Screen-Shot-2018-03-19-at-2.19.53-e-pasdites-239x335.jpg)
![](https://27.al/wp-content/uploads/2018/03/Screen-Shot-2018-03-19-at-2.20.56-e-pasdites-274x335.jpg)
![](https://27.al/wp-content/uploads/2018/03/Screen-Shot-2018-03-19-at-2.22.12-e-pasdites-1-540x301.jpg)