Idrizi: Mandatet e PDIU do të nxjerrin në opozitë ata që tentuan ta përdorin Çështjen Çame si çakmak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Mandatet e PDIU do të nxjerrin në opozitë ata që tentuan ta përdorin Çështjen Çame si çakmak

15:22 | 16/03/2021
në Kryesore
0

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese dhe mbështetës në qytetin e Lushnjes.

Në fjalën e tij, Idrizi theksoi peshën elektorale të PDIU në 25 prill, kjo e konfirmuar edhe nga sondazhet, si faktor në skenën politike shqiptare, tashmë e konfirmuar forcë e katërt politike prej 10 vitesh.

“E keni parë që gjatë gjithë kohës ka filluar një sulm shumë i madh mbi PDIU dhe votat e saj. Si në 2017-ën. Besoj i keni parë edhe sondazhet. U përpoqën 4 vjet të na përçajnë, të marrin dhe të bëjnë të tyret drejtorët dhe deputetët, që të na ulin dhe tradhtojnë ne, por ja ku jemi sërish në këmbë. Shihni sondazhet edhe në TV e tyre, PDIU-në e keni me 45 mijë vota dhe shumë të rëndësishme në 5 qarqe. Kjo nuk është thjesht çështje njerëzish, por është një çështje ekzistenciale dhe ka të bëjë me logon e PDIU. Logoja, kauza, është më e fortë se çdo individ, është ajo për të cilën ne ekzistojmë si parti politike, ku prej 10 vitesh jemi partia e katërt politike në Shqipëri”, u shpreh kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Read more

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Idrizi deklaroi gjithashtu se votat dhe mandatet e PDIU në pesë qarqe, do të nxjerrin në opozitë ata që sipas tij tentuan të përdorin si “çakmak” çështjen Çame dhe më pas e hoqën edhe nga programi qeverisës, duke bërë kështu avokatin e Greqisë.

“Votat e PDIU në 5 qarqe, prodhojnë mandate, do të jenë këto vota dhe mandate të PDIU-së që do t’i nxjerrin në opozitë, ata të cilët menduan se do ta përdornin çështjen Çame si çakmak, që e hoqën nga programi i qeverisë dhe sot po na qahen pse u bë greku me çamin. Kush? Edi Rama që shkon në Greqi dhe ha një darkë të shijshme me kryeministrin e Greqisë? Kush, këta njerës që lejuan që Greqia të hante 12 milje, siç hëngrën këta të babëziturit biftekun te Nusreti? Këta do na tregojnë ne se çfarë të bëjmë? Kam parë edhe shumë analistë, asnjëherë asnjë fjalë nuk kanë shkruar për Çamërinë. Prandaj po them që do të jenë pikërisht votat e PDIU, mandatet e saj, jo vetëm që do t’i nxjerrin në opozitë, por do t’i ulin në stolin e turpit të historisë”, u shpreh Idrizi.

25 prilli, tha Idrizi, duhet të bëjë bashkë të gjithë shqiptarët në mënyrë që vendi të mos jetë më në dorë të 5 personave, të cilët sipas tij kanë zhvatur çdo pasuri publike.

Kreu i PDIU bëri përgjegjëse qeverinë për mosheqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë si dhe lejimin e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar.

Rama, tha Idrizi, nuk e ka marrë mundimin as të shkojë dhe të vendosë një tufë me lule te Varrezat e Kllogjerit, në kujtim të 2900 çamëve që humbën jetën nga uria dhe sëmundjet, pas dëbimit nga tokat e tyre.

Idrizi tha se komuniteti çam kërkon të kthehet në shtëpitë e tyre me të njëjtin status si para vitit 1944, ndërsa shtoi se nga Athina pret një ndjesë publike për gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare.

“Absolutisht që jemi parti që e kemi shumë të qartë, që kërkojmë një ndjesë të madhe publike nga shteti grek, për të gjithë këtë gjenocid që ka ndodhur. Kërkojmë të kthehemi në shtëpitë tona me statusin që kemi pasur para vitit 1944. Do të kërkojmë që të nderohen të gjithë ata që dhanë jetën, u masakruan, u vranë, pleq, gra dhe fëmijë, në shtëpitë e tyre dhe jo në luftë. Nuk kemi kërkuar as ndryshim kufijsh, nuk kemi kërkuar as të transferojmë siç dikush tjetër ka kërkuar të bëjë probleme që mund të ketë komuniteti Çam dhe Greqia, por do t’i rrijmë çdo çështje kombëtare përballë dhe më vjen mirë që edhe shumë nga opinoni publik, kur të gjithë këta heshtin si fija e barit, thonë: “Po ju pse nuk reagoni…” Kjo tregon që ne jo vetëm i dalim për zot kauzave tona, por bëjmë edhe më shumë, sepse për ne çështje Shqiptare e Çamërisë, identiteti kombëtar, nuk është çështje as drejtorësh dhe as deputetësh, që shiten e blihen, as koncesionesh, por në radhë të parë një çështje identitare e kombit shqiptar”, tha mes të tjerash Idrizi.

Etiketa: 25 prillKryetari i PDIUPDIUShpetim Idrizistrukturat drejtuese dhe mbështetës në qytetin e Lushnjes

Të Lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

nga 27
11:30 | 16/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend. Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur...

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

nga 27
11:22 | 16/05/2026
0

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga hetimet për ndërtimin pa leje të zbuluar pak ditë më parë në Sarandë, i...

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

nga 27
10:54 | 16/05/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të...

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

nga 27
10:32 | 16/05/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor i ka  marrë jetën një të riu 19-vjeçar shqiptar në Itali, mbrëmjen e së premtes,...

Para
Sulmet e Ramës, reagon Mark Marku: Duroni deri më 25 prill, ditën kur më i madhi dështak i kryeministrave do të shporret

Sulmet e Ramës, reagon Mark Marku: Duroni deri më 25 prill, ditën kur më i madhi dështak i kryeministrave do të shporret

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

11:30 | 16/05/2026
Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

11:22 | 16/05/2026
“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

10:54 | 16/05/2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

10:32 | 16/05/2026
Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

10:22 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –
  • Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –
  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com