• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi Bushatit: Që në Tiranë mos të kthehesh me emrin Dhimitër

18:12 | 20/03/2016
në Shqiperi
1
Kryetari i PDIU, Shpetim IDrizi, duke folur gjate ceremonise se celjes se fushtes se Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet per zgjedhjet lokale te 21 qershorit, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks at the opening of the Campaign Justice Integration and Unity Party for the local elections on 21 June, at the Palace of Congresses

Kryetari i PDIU, Shpetim IDrizi, duke folur gjate ceremonise se celjes se fushtes se Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet per zgjedhjet lokale te 21 qershorit, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks at the opening of the Campaign Justice Integration and Unity Party for the local elections on 21 June, at the Palace of Congresses

Një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Athinë, Shpëtim Idrizi i jep disa porosi t’i ketë me vete para se të shtrohet në tryezën e mikpritjes greke.

Kreu i PDIU-së i vlerëson këto vizita një mundësi për të krijuar lidhje të vërteta, jo vetëm gjeografike, historike për dy popuj të setinuar të bashkëjetojnë në ditë të mira dhe të këqija, por edhe për zgjidhur problematikat e mbartura nga historia dhe sfidat e së ardhmes.

Lexo edhe

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Gjatë një takimi me gazetarët nënkryetari i Kuvendit tha se veç ballafaqimi i problemeve, trajtimi i tyre me seriozitet e reciprocitet, vullnet të mirë ka për të çuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë.

Idrizi i ka dhënë një çantë shpine plot me porosi ministri Bushati si fjala vjen të flasë ashiqare për heqjen e ligjit të luftës, por edhe për rinegocimin e marrëveshjes së ujrave dhe çështjen e kufinjve tokësorë. Bushati duhet të interesohet për sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi, hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e tyre.

Po kështu Idrizi ka një merak të veçantë, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Sipas tij ka ardhur koha që diplomacia mos të fshihet pas gishtit, port ë lëshojë zërin për këtë gjë, meqë e ka dhe në programin e qeverisë dhe Rezoluta e 8 prillit 2004 në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen çame e ngarkon ministrin ta trajtojë gjerësish, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ky është një detyrim ligjor, i cili duhet të udhëheqë bisedimet në Athinë.

Shpëtim Idrizi ka thënë për gazetarët se prania e 300 mijë shtetasve shqiptarë me origjinë nga Çamëria e detyron Bushatin t’i përfaqësojë në bisedimet me palën greke. Po kështu ai sjell në kujtesë kërkesën e kahershme të Shoqatës Çamëria, për ngritjen e varrezave të shqiptarëve çamë, të vrarë masivisht në Çamëri, për të cilët janë të disponueshme dhe hartat e vendosjes së tyre. Kjo kërkesë duhet vlerësuar njerëzore, për çdo njeri që ka lënë këtë botë. Kjo kërkesë vjen edhe si reciprocitet i kërkesës së palës greke për ngritjen dhe te katër varrezave të tjera të ushtareve grekë të vrarë në Shqiperi, veç dy varrezave që tashmë janë ngritur.

Ministri Ditmir Bushati do të shkojë pikërisht në hollin e Ministrisë së Jashtme Greke, në të cilin do të mbajë dhe konferencën formale të shtypit me homologun e tij, Kocias. Pikërisht aty i kujton Idrizi, është zhvilluar një konferencë për çështjen came, e cila përdori termin irredentist Vorio Epir, ndaj ai e fton ministrin tonë të thotë mu në bash të odës së diplomacisë greke të vërtetën e pakundërshtueshme të shqiptarëve të Çamërisë, të Kombit tonë, të vetë Bushatit, sepse e vërteta tremb vetëm ata që janë në anën e gabuar të historisë dhe të së ardhmes të përbashkët. Shpëtim e mbyll listën e tij të pororsive me këto fjalë:

“Ju ftoj që të mbroni dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerat europiane dhe jam besimplotë se ju do të ktheheni në Tiranë si ministër i Jashtëm i Shqipërisë me emrin Ditmir e jo si Dhimitër.”

 

 

Etiketa: Çeshtja çameDitmir Bushatikufinjtë tokësorëligji i luftesmarrëveshja e ujraveporosirinegocimiShoqata CameriaShpetim Idrizi

Të Lidhura

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

nga 27
16:16 | 14/06/2023
0

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë...

Ja pse është në favor të Serbisë –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

nga 27
16:02 | 14/06/2023
0

Nga Enver Bytyçi Kryeministri Edi Rama anuloi dje mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës....

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

nga 27
09:41 | 06/04/2023
0

Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Ceneter-at që operonin...

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

nga 27
21:16 | 04/04/2023
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një...

Para
Kinezët blejnë për 407 milionë dollarë BANKERS

Kinezët blejnë për 407 milionë dollarë BANKERS

Comments 1

  1. Cami nga fieri says:
    7 vjet më parë

    Nuk kam pasur sanjehere simpati per Idrozin po ketu jam me se dakord te tregojm qe kemi shtet jo te ulim breket si kemi bere me pare

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarri shkrumbon banesën humb jetën i moshuari –

Zjarri shkrumbon banesën humb jetën i moshuari –

19:57 | 09/12/2023
Humb jetën tragjikisht biznesmeni shqiptar (EMRI)

Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë Fabioli –

19:53 | 09/12/2023
lajmi fundit

Grabitje me armë në Tiranë

19:39 | 09/12/2023
Vdesin gjatë rrugës për në Evropë, varrosen pa emër –

Vdesin gjatë rrugës për në Evropë, varrosen pa emër –

19:35 | 09/12/2023
Silvinjo, i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për trajnerë “UEFA Pro” –

Silvinjo, i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për trajnerë “UEFA Pro” –

19:31 | 09/12/2023

Më Të Lexuarat

  • Zjarri shkrumbon banesën humb jetën i moshuari –
  • Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë Fabioli –
  • Grabitje me armë në Tiranë
  • Vdesin gjatë rrugës për në Evropë, varrosen pa emër –
  • Silvinjo, i ftuar special në leksionin e hapur të kursit për trajnerë “UEFA Pro” –
  • Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarri shkrumbon banesën humb jetën i moshuari –
  • Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë Fabioli –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com