“Në mënyrën si po zhvillohen këto ngjarje ne po informohemi vetëm nga ministri i jashtëm grek. Mënyra si pala shqiptare po e menaxhon nuk është serioze. Kemi parë që takohen krerët me një axhendë të mirë përcaktuar. Ministri jashtëm shqiptar thotë që gjërat shkojnë mirë, do takohemi prapë. Ne informohemi vetëm me axhendën greke për Shqipërinë. Opinioni publik po shqetësohet për atë që po ndodh mes dy vendeve. Sepse dëgjojmë vetëm ato që thotë ministri grek. Është bërë një marrëveshje për toponimet, se shteti shqiptar nuk mund të përdorë toponime ndryshe nga shteti grek. Sot na del që pala shqiptare ka rënë dakord. Toponimet janë në disfavor të shqiptarëve të Çamërisë.”, tha Idrizi.
Kreu i PDIU foli edhe për ligjin për minoritetet, duke i kërkuar ministrit Bushati që t’i kërkojë palës greke që ky të njihet si komunitet shqiptar.
“Ligji për minoritetet, në zonën e Çamërisë jetojnë shqiptarë, por as Bushati nuk ka kërkuar për këtë komunitet që të jetë komunitet shqiptar. Ky ligj kaloi para disa kohësh që është në kundërshtim me interesat e Shqipërisë. Shqipëria i ka njohur minoritetet që në kohën e mbretit Zog. Na bëhet një ligj që na del Shqipëria një vend me 9 minoritete.”, tha ai.
Idrizi si problem të tretë shtroi edhe çështjen e varrezave të ushtarëve greke, për të cilën tha se është është trajtuar joprofesionalisht nga pala shqiptare.
“Raporti i tretë, çështja e varrezave të ushtarëve grekë, është trajtuar joprofesionalisht nga pala shqiptare. Kam studiuar Konventën e Vienës, si rregull ndodh në proces pajtimi dhe reprociteti. Ne kemi shqiptarët e Çamërisë nuk janë vrarë në luftë, por në shtëpinë e tyre.
Deri para ca muajsh na thanë që nuk ekziston ligji i luftës, por efektet e këtij ligji janë aty. Edhe për ligjin e luftës pala greke thoshte nuk ekziston. Greqia duhet të ndihet e turpëruar për këtë fakt.
Unë kam kërkuar të takoj z.Bushati që pas takimit të tij në Kretë me Kotzias dhe të flisja me të për shumë çështje, por nuk ka reaguar. Mirë që nuk sqaron se çfarë bëhet, por thotë dhe që çamët nuk përfitojnë nga ligji i luftës. Mbi shqiptarët e Çamërisë kur iu hoq nënshtetësia greke dhe iu vu shqiptarja, pati ndikimi ligji i luftës. Shqiptarët e Çamërisë edhe sot ndalohen në Greqi. Nëse Bushati s’ka informacione për këto, jemi gati ta informojmë.”, u shpreh Idrizi.
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1761497473889974/?hc_ref=ARTUHUsp_JZAmyHeKSn21xN8yE0k6Rs6rKf2EijlNIY0bw2RdF16h6vNDJVE6TpT64k
Po ketu eshte puna o Shpetim…..si do e justifikojne vrasjen e njerzve ne shtepite e tyre……cfare do sajojne po ti pyesin gazetaret se perse i vrane ne shtepi,ne xhami,ne pazar……Edhe hebrejte nuk i vrane neper shtepi por i mblodhene i vrane larg ne menyre te fshehte ……megjithese vrasesit ishin naziste………ndersa clirimtaret vrane pa gjyq ,pa paralajmerim,masakruan me bajoneta,perdhunuan gra e vajza,u vodhen pasurite dhe i perzune pergjithmone nga vatrat e tyre mijra njerez te pafajshem.Ka ndonje trupe gjyqesore qe mund ti kuptoje keto krime te papara dhe te jape denime minimale per keta kriminele ???? Sot i mesohet te rinjve e femijve se camet iken nga frika vete,se kishin bere krime lufte……..po ata qe i masakruan…nuk mund te iknin apo te vdekurit dine edhe te vrapojne si gjysma gjeli i pralles.KJO ESHTE ARESYEJA QE NGULIN KEMBE SI MUSHKA QE CESHTJA CAME NUK EKZISTON…….SEPSE NUK DINE SE SI TE MBROJNE ETERIT E TYRE…….NESE HAPEN LETRAT……..Po ashtu ,nuk besoj se ka avokat apo zyre juridike qe merr persiper ti mbroje keta njerez.