Një traditë e vjeter kjo në kryeqëndrën e veriut në Shkodër. Këta shkodranë sfiduan çdo vendim të autoriteve për qëndruar në shtëpi.
Përplasja e vezëve nën rrezet e ngrohta të diellit i bëri bashkë për të ruajtur këtë traditë të vjetër.
Kampioni dhe ish trajneri kombëtares së boksit Zef Gjoni u shpreh se në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolike masat nuk duhet të ishin kaq të rrepta.
“Ne dolëm, kryeministri këtë ditë të madhe ta kishte lënë pak më lirë. Megjithatë ne po bëjmë punën tonë”, thotë ai.
E nëse ndaj tyre merret masë se kanë thyer izolimin, Zef Gjoni me humor shprehet: “I kemi marrë leje Edi Ramës”.
Këtë vit për shkak të Pandemisë Pashkët Katolike në Shkodër festohen pa vizitat tradicionale tek njëri-tjetri. /abcnews.al/
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...










