Nga Muniba Mazari
Isha 18 vjeç kur u martova, vija nga një familje shumë konservatore ku vajzat e mira nuk u thonë kurrë jo pridnërve. Im atë donte që të martohesha dhe gjithçka që thashë ishte: “Nëse kjo të bën të lumtur unë do të them po”. Nuk ishte kurrë në martesë e lumtur. Vetëm pas dy vitesh martesë, rreth para 9 vitesh bëra një aksident. Në një farë mënyrë burrin tim e zuri gjumi dhe makina ra në kanal. Ai ia doli të dilte dhe të shpëtonte veten, jam e lumtur për të, por unë mbeta në makinë. Unë mbeta aty për një kohë të gjatë dhe kisha shumë fraktura. Ato plagë dhe dëmtime të shumta që mora ma ndryshuan jetën tërësisht. Isha dëmtuar rëndë në shtyllën kurrizore. Shumë njerëz erdhën për të më shpëtuar, më tërhoqën dhe më nxorën nga makina dhe kështu mora edhe më shumë dëmtime.
2 muaj e gjysmë të qëndrimit në spital ishin të tmerrshme. Isha në prag të dëshpërimit. Një ditë mjeku erdhi pranë meje dhe më tha: “Kam dëgjuar se ti doje të bëheshe artiste, por përfundove shtpëpiake, kam lajme të këqija për ty: Nuk do të kesh mundësi të pikturosh sërish.” Ditën tjetër doktori erdhi te unë dhe më tha: “Shtylla jote kurrizore është shumë keq, ti nuk do të ecësh më kurrë”. Mora frymë thellë dhe mendova se gjithaçka është mirë. Ditën tjetër mjeku erdhi dhe më tha: “Për shkak të dëmtimeve që ke marrë ti nuk do mund të lindësh fëmijë kurrë.”
Atë ditë isha e shkatërruar. Fillova të pyes veten se përse vazhdoj të jem gjallë. Një ditë u thashë vëllezërve të mi, se e di që kam dorë të deformuar por jam lodhur duke parë muret dhe bluzat e bardha në këtë spital, më sillni disa ngjyra sepse dua të pikturoj. Kështu që vizatimi i parë që bëra ishte në krevatin tim të vdekjes. Ç’terapi fantastike që ishte! Pa thënë një fjalë të vetme munda të shpreh çfarë kisha në zemër. Njerëzit e shikonin pukturën dhe shpreheshin: “O sa shumë ngjyra”, askush s’e vërente mjerimin në to përveç meje. Dhe atëherë vendosa ta jetoja jetën për veten time.
Unë nuk do të jem njeriu perfekt për askënd do ta jetoj momentin që të jetë përfekt për mua. I thashë vetes që do përballem me gjërat që më frikësojnë. Kështu që i shkruajta një nga një. E dini cila ishte frika ime më e madhe? Divorci. Por ditën që vendosa se nuk ishte asgjë tjetër veçse frika ime u ndjeva e lirë. U ndjeva emocionalisht shumë e fortë saqë ditën që mora lajmin se ai do të martohej sërish i dërgova një mesazh ku i shprehja urimet më të mira. Edhe ai e di që unë u luta për të atë ditë.
Frika e dytë ishte se nuk do të mund të lindja më fëmijë. Por më pas mendova se ka shumë fëmijë në këtë botë që gjithçka kërkojnë është t’i pranosh. Nuk ka kuptim të qash, thjesht shko dhe adopto një prej tyre dhe kjo ishte ajo që unë bëra. Bëra kërkesën në disa organizata e jetimore dhe dy vite më vonë mora një telefonatë nga një qytet shumë i vogël në Pakistan. “A jeni ju Muniba Mazari. Kemi një djalë të vogël, dëshiron ta adoptosh?”, më thanë. “Po, po dua ta adoptoj, po vi ta marr në shtëpi atë fëmijë”, u thashë. Atëherë ai ishte dy ditësh dhe tani është 6 vjeç.
Gjëja më e dhimbshme e njerëzve në karrocë me rrota është se ata mendojnë se nuk do të pranohen nga të tjerët. Sepse ne jemi jo perfektë në botën e njerëzve perfektë. Kështu që fillova të shfaqesha më shpesh në publik, fillova të vizatoja. Mendova të bëhem pjesë e televizionit kombëtar të Pakistanit, kam ndërmarrë shumë fushata si dhe mora përsipër të jem ambasadore për të mbrojtur të drejtat e grave dhe fëmijëve në Pakisatn dhe në të gjithë botën. Kur ju e pranoni veten siç jeni edhe bota do ju njohë, gjithçka fillon së brendshmi.
Nuk doja kurrë të isha e paralizuar, por jeta është një provim dhe testimet nuk janë kurrë të lehta. Kur jeta ju jep limonë, bëni limonatë, mos fajësoni jetën. Është normale të frikësohesh, të qash, gjithçka është në rregull. Por të dorëzohesh nuk duhet të jetë një opsion. Thuhet përherë që dështimi nuk është një mundësi, por duhet të jetë. Dështimi duhet të jetë një opsion sepse kur bini ngriheni përsëri, dhe kjo ju bën të ecni përpara. Shijoni çdo frymëmarjje, festojeni jetën, jetojeni atë. Mos vdisni para vdekjes.
https://www.facebook.com/goalcast/videos/1601308876612963/