Hebrenjtë e Çamërisë, tragjedi e njëjtë si shqiptarët

Duhet të lëçisni

Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë. Kujtojmë se...

Arratisja e Fjolla Morinës, reagon Policia e Kukësit: Po punojmë për kapjen e saj

Policia e Kukësit reagon një ditë pas lajmit se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata...

Mira Rakacolli shkeli masat anti-COVID, kurse qytetarët gjobiten përditë. Kel Demi: Këta janë “bira kumbullash” (film)

“Mira Rakacolli duhet të japë dorëheqjen, megjithë Komitetin e saj idiot”,- ka thënë Enkel Demi pasi Mira Rakacolli u kap në një mbledhje partiake...

Humb jetën nga Covid piktori Mustafa Arapi

Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare piktori Mustafa Arapi. 70 vjeçari i infektuar me Covid ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku...

Mitropoli i Janinës, Spiridon Vllehu lëshoi edhe një thirrje publike ku kërkonte që popullsia ortodokse greke të përkrahte gjermanët nazistë, të cilët kishin ardhur për t’i mbrojtur grekët.

Nga Arben Llalla

Se kur kanë ardhur në Epir hebrenjtë saktë nuk dihet, ndërsa ka histori a legjenda të ndryshme. Njëra nga legjendat thotë se kanë ardhur në periudhën romake, kurse gjenden dokumenta historikë, të cilët flasin për ardhjen e tyre në Epir e në Shqipërinë e sotme në fund të shekullit XV. Sido që të jetë e vërteta e zbritjes së hebrenjve në Epir ata gjithnjë kanë jetuar në paqe dhe miqësi me shqiptarët.

Hebrenjtë në Filat
Hebrenjtë në Filat

Hebrenjtë e Epirit ndaheshin në dy grupe, hebrenjtë romaniotë, të cilët gjendeshin aty qysh nga kohët romake dhe hebrenjtë sefardikë, të cilët kanë ardhur nga Spanja. Hebrenjtë zakonisht gjatë periudhën osmane ishin tregtarë, mjekë, por më vonë rrokën dhe profesione të tjera si fotografë a farmacistë.

Flamuri i bashkësisë hebre të Epirit, Çamërisë
Flamuri i bashkësisë hebre të Epirit, Çamërisë

Në fund të shekullit XIX u vendosën në Shqipërinë e sotme rreth 40 familje hebrenje të përzënë nga Rusia. Hebrenjtë kishin gjetur tek shqiptarët një popull që i mirëpriti dhe nuk kishte shfaqur ndjenja raciale të veçanta ndaj tyre.

David Efendiu, kryetari i komunitetit hebre Janinë, 1905
David Efendiu, kryetari i komunitetit hebre Janinë, 1905

Fati i hebrenjve të Epirit ishte i lidhur ngushtë me shqiptarët e atjeshëm. Me themelimin e shtetit grek hebrenjtë nuk i shpëtuan persekutimeve. Shumë nga familjet hebre për t’i shpëtuar persekutimeve nga shtetit grek braktisën pronat dhe shtëpitë e tyre në Artë, Prevezë, Janinë dhe ishulli i Korfuzit e u vendosën në Vlorë, Berat, e gjetkë.

Me marrjen nga ana e Greqisë në vitin 1913 qytetet që njiheshin historikisht shqiptare si Arta, Preveza, Janina, Paramithia, Gumenica, Filati komuniteti hebre u lidh edhe më ngushtë me shqiptarët etnikë që mbeten brenda Greqisë. Mbi hebrenjtë e Epirit apo të Çamërisë ushtroheshin presione ashtu si edhe tek çamët për të braktisur shtëpitë e tyre.

Janinë, Pashka e hebrenjve, 1904
Janinë, Pashka e hebrenjve, 1904

Hebrenjtë në Çamëri kishin krijuar me shqiptarët ortodoksë dhe myslimanë martesa dhe kjo tregonte se ata ndiheshin më të afërt me shqiptarët se sa me grekët, të cilët udhëhiqeshin nga parimet me ortodoksi dhe racë të pastër.

Me arritjen e marrëveshjes paqësore të garnizoneve greke në Epir me gjermanët nazistë në Prill 1941, nisi dërgimi në masë i hebrenjëve në kampet e shfarosjes. Ishin pikërisht hebrenjtë e Epirit ata që u dërguan të parët me kamionë nëpër këto kampe.

Nxënësit e shkollës hebre, Janinë, 1913
Nxënësit e shkollës hebre, Janinë, 1913

Ushtria gjermane në Epir gjeti përkrahje nga kisha greke dhe në veçanti nga Mitropoliti i Janinës Sipiridon Vllehu, i cili pas lufte do bëhej kryepeshkop i Greqisë.

Madje, Mitropoli i Janinës, Spiridon Vllehu lëshoi edhe një thirrje publike ku kërkonte që popullsia ortodokse greke të përkrahte gjermanët nazistë, të cilët kishin ardhur për t’i mbrojtur grekët.

Një familje hebre në Janinë, 1908
Një familje hebre në Janinë, 1908

Me qindra hebrenj të Epirit bashkë me çamët iu bashkuan ushtrisë partizane greke, EAM-ELAS për të luftuar kundër italianëve dhe gjermanëve. Asnjë hebre nuk u bashkua me të djathtën greke, EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva.

Doktor Kofina, Janinë
Doktor Kofina, Janinë

Ishte mëngjesi i 25 marsit 1944, trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, Batalioneve të Sigurimit grek të komanduar direkt nga kryeministri kuisling, Joani Ralli hipën nëpër kamionë rreth 1.725 burra, gra, pleq e fëmijë të komunitetit hebre, të cilët ishin mbledhur nga i gjithë Epiri në dy qendra. Ata qenë hebrenj, të cilët prej disa shekujsh jetonin në Epir dhe një ditë grekët në bashkëpunim me gjermanët i nisën për në kampet e shfarosjes. Sipas dëshmitarëve dhe dokumenteve të kohës nuk pati asnjë reagim nga qeveria vendore, nga popullata ortodokse greke. I gjithë operacioni shoqërohej atë ditë nga policia greke dhe ushtria gjermane. Vetëm tre orë në dispozicion u lanë hebrenjve atë ditë për t’u bërë gati, për braktisjen me dhunë të pronës së tyre. Bashkë me hebrenjtë atë ditë u dërguan për në kampet e shfarosjes me dhjetëra shqiptarë të Çamërisë.

Çift hebrenjsh në Janinë, 1908
Çift hebrenjsh në Janinë, 1908

Pas Luftës së Dytë Botërore bashkësia hebre ishte pakësuar. Tashmë hebrenjtë qenë përzënë nga Greqia, ashtu si dhe shqiptarët. Epiri i Jugut, Çamëria sot numëron rreth 100 hebrenj nga ata mijëra që kishte dikur.

* Ky shkrim u botua më 3 maj 2016

Më shumë shkrime

2 Komente

    • Hebrenjte nga e gjithe bota duhet te thone historine e vertete se kush popull i ndihmoi gjate luftes se dyte boterore dhe se kush popull i tradhetoi dhe idha ne duart e germanit? Pyetje e paster dhe jo rraciste SHQIPTARI apo GREKU

Comments are closed.

E Freskët taze

Homazhe në Bulevard, Rama vendos karafila të kuq në vendet ku u vranë 4 protestuesit

Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të 21 janarit ka mbajtur homazhe përkujtimore në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit’’ para kryeministrisë. Kujtojmë se...

Arratisja e Fjolla Morinës, reagon Policia e Kukësit: Po punojmë për kapjen e saj

Policia e Kukësit reagon një ditë pas lajmit se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata...

Mira Rakacolli shkeli masat anti-COVID, kurse qytetarët gjobiten përditë. Kel Demi: Këta janë “bira kumbullash” (film)

“Mira Rakacolli duhet të japë dorëheqjen, megjithë Komitetin e saj idiot”,- ka thënë Enkel Demi pasi Mira Rakacolli u kap në një mbledhje partiake...

Humb jetën nga Covid piktori Mustafa Arapi

Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare piktori Mustafa Arapi. 70 vjeçari i infektuar me Covid ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku...

Drejtoria detare paralajmëron përkeqësim të motit mesnatën e 23 Janarit

Drejtoria e Përgjithshme detare ka paralajmëruar përkeqësim të motit mesnatën e 23 Janarit duke theksuar se bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta. Me...