Denoncon Alibeaj: Rruga Milot-Fier me çmimin 1.2 miliardë euro, ka vetëm një ofertues – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncon Alibeaj: Rruga Milot-Fier me çmimin 1.2 miliardë euro, ka vetëm një ofertues

14:55 | 23/11/2020
në Kryesore
0

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është është kompania greke Terna.

Alibeaj tha se qeveria në ikje kërkon që çdo automjet që kalon në këtë rrugë, të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje. “Ky projekt korruptiv, që rëndon akoma më shumë xhepat e shqiptarëve nuk ka për të qenë sukses! Është një aferë që ka për të dështuar”, theksoi Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë. Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është është kompania greke Terna.

Read more

Shqipëri e re, Revolucion –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Ka shkuar pikë për pikë siç e kemi parashikuar ne, që në shkurt, akoma pa u hapur tenderi farsë. Belinda Balluku nuk iu përgjigj atëherë pyetjes se çfarë e lidh me kompaninë greke.

As sot nuk është në gjendje të shpjegojë pse vetëm kompania greke mori pjesë në tenderin që ajo dhe Edi Rama e shpallën me bujë të madhe disa javë më parë.

Me kushtet e vendosura nga qeveria në ikje, koncesioni është një masakër financiare për qytetarët. Qeveria në ikje kërkon që çdo automjet që kalon në këtë rrugë, të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje, e planifikuar në kulmin e pandemisë.

Kur shqiptarët ishin të tmerruar nga karantina, nga virusi i panjohur, kur mbi 100 mijë prej tyre humbën vendet e punës dhe bizneset falimentuan apo u dobësuan, Edi Rama dhe Belinda Balluku planifikuan t’i vjedhin edhe më shumë. Kostot e rrugës janë shumëfishuar për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.

17.4 euro për një udhëtim në një rrugë ku më shumë se gjysma është e ndërtuar me para publike, do të thotë vetëm nxitim për mbyllje pazari.
Ky projekt korruptiv, që rëndon akoma më shumë xhepat e shqiptarëve nuk ka për të qenë sukses! Është një aferë që ka për të dështuar.

Partia Demokratike i ka bërë thirrje çdo kompanie të tërhiqet nga ky projekt që vjedh qytetarët në ortakëri me Edi Ramën.

Ne e kemi bërë të qartë për çdokënd: Nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion dhe vjedhje!

Etiketa: 1.2 miliard euroEnkelejd AlibeajIsh-deputeti i PDrruga Milot-Fier

Të Lidhura

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

nga 27
23:24 | 07/06/2026
0

Marshimi i protestuesve kundër qeverisë Rama duket sikur se nuk ka fund. Qytetarët janë ulur këmbëkryq në bulevardi “Dëshmorët e...

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

nga 27
22:52 | 07/06/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani duhet të “kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje”...

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

nga 27
22:16 | 07/06/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

nga 27
21:30 | 07/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=maBTZiXoavk Sa shumë investime në emër të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë! Ka dy vjet që godina është shqepur, dy...

Para
Loja me “Minishengenin” nuk mbështetet nga ndërkombëtarët

Piktori synon të mbulojë të kaluarën e “vëllait” të vet, Vuçiçit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

23:24 | 07/06/2026
Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

22:52 | 07/06/2026
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

22:16 | 07/06/2026
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

21:30 | 07/06/2026
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

20:54 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –
  • Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –
  • Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com