Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo, as Mbreti Zog – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo, as Mbreti Zog

22:25 | 10/08/2016
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Po mbushen 83 vjet nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. Pas kaq vitesh mbeten ende të pazbardhur mirë porositësit realë të kësaj vrasje, por edhe identiteti i vërtetë i vrasësit, i cili njihet si Ibrahim Çelo ose Celo, nga Resnja e Maqedonisë.

220px-Hasan_Pristina
Hasan Prishtina, ish-kryeministër i Shqipërisë

Pas shumë kërkimesh erdha në përfundimin se vrasësi nuk quhej Ibrahim Çelo ose Celo, por Ibraim Sela ose Selo.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

(Në serbisht shkruhet Celo që në shqip është Selo, por në të vërtetë duhet të jetë Sela në gjuhën shqipe, sepse ne i themi Kosova, sllavët Kosovo, Tetova-Tetovo, Kumanova-Kumanovo, e kështu me radhë. Pra, mendoj se është Sela në shqiptimin shqip).

unnamed
Vrasësi i Hasan Prishtinës, Ibraim Sela (deri më sot i njohur si Ibrahim Çelo)

Gjatë kërkimeve të mia mësova se në Resnjë nuk ka patur asnjë familje me mbiemrin Çelo ose Celo, por Sela, të cilët janë shpërngulur me turp pas viteve 1935. Mbiemrin e pretenduar deri më sot për vrasësin e Hasan Prishtinës, Celo apo Çelo nuk e ndeshim në asnjë familje shqiptare të Maqedonisë së sotme. Interesant është fakti se për vrasësin, Ibraim Selën janë kujdesur ndër vite strukturat sllave që të fshehin pasardhësit e tij, për të cilët nuk ka shumë të dhëna të mjaftueshme për familjen e tij nga Resnja e Maqedonisë së sotme. Me këtë rast lindin shumë pikëpyetje që presin përgjigje si:

Mbreti Zog i akuzuar për këtë vrasje, nëse vërtetë donte të vriste me këmbëngulje Hasan Prishtinën përse duhet të paguante një vrasës nga Resnja që i përkiste Serbisë, dhe jo nga Shqipëria, ku ai ishte mbret?

Përse deri vonë nuk kishim një fotografi të vrasësit, por kjo gjë u bë e mundur, pasi unë gjeta në vitin 2000 një gazetë greke të kohës?

unnamed (1)
Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës dhe financues i shtatoreve të tij

Përse deri në vitin 1960 Shqipëria zyrtarisht e quante tradhtar Hasan Prishtinën?

Përse ende sot figura e Hasan Prishtinës nuk vlerësohet lart nga shteti shqiptar si ish-kryeministër, ministër dhe deputet i saj?

Përse Shqipëria nuk kërkon pasurinë e Hasan Prishtinës si shtetas i saj që ndodhet në Selanik?

unnamed (2)
Vendimi për vendosjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë

Çfarë u bë me Ibraim Selon apo Sela?

Unë dyshoj se Ibraim Selo apo Sela është liruar nga burgu në vitin 1941, por ende nuk mund ta faktojmë me dokumente zyrtare. E sigurtë është që në prill-maj 1941 në Greqi u liruan të gjithë të burgosurit, pasi autoritetet greke hapën burgjet, kur ushtria e saj u dorëzua paqësisht tek gjermanët.

Besoj që Serbia ka qenë më shumë e interesuar për ta vrarë Hasan Prishtinën se sa Ahmet Zogu, i cili gjeti guximin dhe u pajtua me kundërshtarët e tij të përbetuar si me Konicën dhe Fan Nolin. Këtë të fundit, madje e ka ndihmuar financiarisht, kur i ka kërkuar ndihmë ekonomike.

Mendoj se Serbia është porositja e vërtetë për vrasjen e Hasan Prishtinës, sepse ajo godiste me këtë akt edhe Ahmet Zogun që i kishte kthyer shpinën dhe po lidhej me Italinë në fillim të viteve 1930.

Megjithatë këto mbeten hipoteza për t’u vërtetuar, sepse nuk janë hapur ende të gjitha arkivat sekrete për këtë figurë të shquar dhe për shumë personalitete të tjera shqiptare.

Etiketa: arben llallaFaik KonicaFan NoliHasan PrishtinaIbrahim ÇeloIbraim SelaMbreti ZogMehmet Prishtinashtatore

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Doda-Blushit: S’kam vjedhur dorëshkrime dhe s’kam lozur me dëshirat e popullit

Homoseksualët: Të dënohet deputetja Mesila Doda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

20:34 | 14/01/2026
Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

20:32 | 14/01/2026
“Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës –

“Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës –

20:14 | 14/01/2026
Flamurtari befason Elbasanin, rrëmben 1 pikë në “Elbasan Arena” –

Flamurtari befason Elbasanin, rrëmben 1 pikë në “Elbasan Arena” –

19:56 | 14/01/2026
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

19:30 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –
  • Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –
  • “Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës –
  • Flamurtari befason Elbasanin, rrëmben 1 pikë në “Elbasan Arena” –
  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –
  • Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com