Harta çame e Nikos dhe mendjehapurit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harta çame e Nikos dhe mendjehapurit

23:16 | 10/06/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Duhet thënë që përsa i përket nacionalizmit shqiptarët janë populli me mendjen më të hapur në Ballkan. Përveç ndonjë shprehje krenarie në raste futbolli, shpërthimet epike janë të rralla, tek-tuk me ndonjë këngë, dhe këto në përgjithësi me një naivitet thuajse të rëndomtë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë apo akademikët e Prishtinës kurrë nuk e kanë ulur vullnetin në ndjenjëse për të hartuar strategji kombëtare. Përndryshe, Akademia e Shkencave të Serbisë ka dy shekuj që nuk lodhet, shpesh duke sajuar rrena, të cilat pasi i dëgjon aq shpesh nis dhe i merr seriozisht. Historianët grekë, Ministria e atjeshme e Arsimit kanë mbushur tekstet shkollore, ku thuhen të paqena olimpike për Epirin, meqë lojërat olimpike u shpikën nga grekët e lashtë. Në Shkup shqiptarët dolën racë e ngjashme me romët dhe ballkano-egjyptasit, në Malin e Zi akoma më zi. Në përgjithësi shqiptarët nënqeshin me këto histori, lëshojnë toka si kanë bërë qysh në lashtësi ose ja mbathin si frikacakë.

Fqinjët tanë janë më këmbëngulës për të tjerrur rrenën, frymën e nacionalizmës, urrejtjen ndaj tjetrit, madje këtë e bëjnë duke u hequr si perëndimorë. Tenisti i famshëm serb, Novak Đoković do vjet më parë tha që ëndërronte të shkonte në Mitrovicë dhe Zveçan, ku i kishte lindur baba dhe të afërmit, sepse Kosova është Serbi. Loriku që është nga Mitrovica po të thotë që Kosova është Shqipëri do të bëhej nami, fillimisht në Prishtinë, sepse atje ka ca që po mundohen ta lënë Kosovën me barrë që të lindë kombi kosovar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

I fundmit rast është ai i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias në sallën e hartave të kryeministrisë. Ka qeshur i ziu para kamerave, sepse nuk ka vënë re që sipër koke i qëndronte një hartë e vjetër, ku Çamëria është Shqipëri. Mediat greke liberale, konservatore, nacionaliste, të majta, të djathta janë hedhur në sulm frontal, sepse ministri i tyre i Jashtëm nuk merr vesh nga gjeografia. Sulmi udhëhiqet nga gazetarë të moshave jo të mëdha, të cilët kanë lindur nja 30 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, gjë që do të thotë se indoktrinimi atje është kthyer në sistem. Thuaj ti sa të duash që babai 4 vjeç nuk mund të ketë qenë kolaboracionistë për arsye moshe, ai të përgjigjet që e kemi dënuar me vendim gjyqi dhe të rrëfen legjenda se si çamët vranë e prenë grekët e pastaj thyen qafën vullnetarisht në Shqipëri.

Megjithatë shqiptarët mbeten me mendje të shqyer. Në dasmat e tyre, pasi nxehen gjakrat me “Napolonin” dhe “Ra Faja prej fiku”, do dalë ndonjë emigrant Greqie që të kërcen si Zorba greku dhe të tjerët duartrokasin dhe i thonë: “E ke qa plako, sikur me qenë grek!”. Kurse ai që është grek as kafen nuk ta sjell në tryezë, nëse i thua se e do turke.

Etiketa: ballkano-egjyptasitCameriakolaboracionistëkombi kosovarmendjehapuritNikos KotziasNovak ĐokovićRa Faja prej fikuromët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
I jepet lamtumira legjendës së boksit,Muhamed Ali

I jepet lamtumira legjendës së boksit,Muhamed Ali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

09:59 | 20/12/2025
Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

09:45 | 20/12/2025
1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

09:29 | 20/12/2025
Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

09:17 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –
  • Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –
  • 1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –
  • Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –
  • S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com