Hapni dritaret e kuzhinës, aty futet zëri i grave të vrara nga burrat, unë i kam dëgjuar… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapni dritaret e kuzhinës, aty futet zëri i grave të vrara nga burrat, unë i kam dëgjuar…

20:30 | 30/12/2017
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Frida Bahja

Në shtëpinȅ tonë ambienti i kuzhinës është ai ku ne kalojmë më shumë kohë. Shkak për këtë bëhen bisedat që zënë fill pas ngrënies. Por gjithsesi për ne si familje kuzhina mbetet ambienti më i preferuar. Kështu e mbaj mend që nga fëmijëria, si ambjentin më të dashur. Kalojmë aq shumë kohë aty saqë ajo është e vetmja dhomë e shtëpisë që ajroset aq shpesh.

Kështu ishte të paktën deri para disa vjetësh por jo shumë larg, kur motra ime e vogël një mëngjes na tregoi diçka të çuditshme. Ajo tha se kishte dëgjuar natën një zë që vinte nga kuzhina dhe kërkonte ndihmë. Me gjithë shprehjet e mundshme që arritëm të sajonim, ndoshta dhe të besonim, u munduam ta qetësonim duke i thënë se kishte parë thjesht një ëndërr tȅ keqe. Ajo insistoi shumë që ai zë vinte nga dritarja e kuzhinës, pasi ishte e vetmja dritare e hapur. Për ta qetësuar mendjen e saj e ndoshta dhe tonën, për disa vite më vonë dritaren e kuzhinvs e mbanim të mbyllur natën dhe ajrosja bëhej vetëm ditën. Kjo vazhdoi deri sa historia e zërit që kërkonte ndihmë më ndodhi dhe mua…

Kisha ndjekur lajmet ku njoftimi për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj më kishte tronditur. Kronika ishte mbyllur me fjalët: “Vrasja është kryer për motive të dobëta xhelozie”. Padyshim që ndihesha e trembur. Kishin qenë të shumta rastet e tilla që shtoheshin. Në atë kohë isha e dashuruar dhe mendimi se dashuria po transformohej në dëshirë për familje, më bënte dhe më të ndjeshme. Bashkëshorti mund të ishte dhe një vrasës mbas disa vitesh. Ose më saktë: një bashkëvrasës.

Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja pse gjithçka më dukej e pakuptimtë dhe shumë e frikshme. Ne ishim rritur me mendimin se fjala “FAMILJE” do të thoshte anija e “NOAS”, strehëz shpëtimi. Dhe ashtu ishte për mua me të vërtetë, pasi pikȅrisht kjo fjalë po plakte prindërit e mi. Por kur një lajm i tillë të përplaset në fytyrë, krejt i lakuriqtë me shijen e vdekjes, ti i rimendon dhe njëherë të gjitha në një tjetër këndvështrim. Vë në pikëpyetje botën deri tek vetja jote. A mund të kesh dhe ti një të tillë përbindësh brenda? Dhe kur dyshon tek vetja, imagjino sa të dyshimtë të duken të tjerët. E tmerrshme. Ndjesia e të qenit i pambrojtur është si një vdekje e gjatë.

Atë natë ndjesia që kisha ishte përzierja më e keqe e makthit dhe e rebelimit, të cilat arritën të ma largojnë gjumin. Ishte pikërisht atë natë që dëgjova një zë femre të kërkonte ndihmë. Ndjesia mu krijua sikur ky zë vinte nga kuzhina, ndoshta nga ato që kishte thënë motra. Nuk kuptoja fjalë, nuk shikoja gjë por e ndjeja. E dëgjoja duke e ndjerë. Si të mund të mos e dëgjosh një thirrje thellësisht të dëshpëruar për ndihmë? Shpresa se për një moment kjo thirrje do të lodhej, e do të pushonte më mbajti në agoni. Mëngjesi më gjeti të lodhur e të munduar, deri diku dhe të pashpresȅ. Reagimi i familjarëve ishte i shqetësuar por i pritshëm. Sërish gjithçka kaloi në frazȅn “Ke parë ëndërr të keqe”.

Vetëm motra e vogël më tha:
-E gjithë kjo e ka një kuptim ndryshe s’do të ndodhte.
Atë zë nuk e dëgjova më për disa netë më vonë, por sa herë e sillja ndërmend më kumbonte njësoj si atë natë; I plotë e therës.

Arrita të mendoj se do të ishte një nga ato eksperiencat që të ndodhin vetëm njeherë në jetë dhe nuk përsëriten më. Por fatkeqësisht ndodhi dhe vazhdon të ndodhë krejt e kundërta. Këto dy vitet e fundit, numri i viktimave nga dhuna familjare është rritur më shumë se shpresa për ta qetësuar shoqërinë tonë. Hera e dytë, që e ridëgjova thirrjen është ajo që mȅ ka ngelur në mendje duke u lujtuar herë pas here si formë melodie në kokën time. E ndjeva dhe arrita të kuptoj. Ishte sërish nga dritarja e hapur e kuzhinës që më erdhi zȅri. Vetëm se kësaj here ishin dy. Atij të radhës së parë i ishte shtuar dhe një tjetër, me të njëjtin intensitet. Fakti se unë mund t’i dëgjoja por s’mund të ndryshoja asgjë më çmendte.

Nuk gjeja dot forcë t’i flisja, aq më tepër të mbyllja dritaren. Sytë i kisha të skuqur të nesërmen. Isha totalisht e dërrmuar shpirtërisht dhe fizikisht. Gjithë natën vetëm një pyetje ma kishte trashur kokȅn, të cilȅn nuk po mundja ta flakja tutje. Rritja e numrit të vdekjeve… Duket sikur po flas për shifra produktesh, por janë jetë njerëzish këto! A e kuptoni dot? Janë njerëz, dreqi ta hajë. Janë femra! Ndihesha shumë fajtore. Jo se bota po priste mua për t’u bërë një vend më i mirë, por se dhe unë isha pjesë e kësaj bote. E pafuqishme dhe fajtore. Ajo ndjesia e përbuzjes së hiçit.

Por unë nuk e mbyll më dritaren e kuzhinës që nga ajo natë. Madje këmbëngul që të rrijë hapur. Me kalimin e kohës kam filluar të mbaj hapur dhe dritaren e dhomës së fjetjes. Vetëm kaq mund të bëj për t’i fuqizuar ata zëra dhe për të ndihmuar që të dëgjohen. Jam e sigurt se ato zëra janë ndërgjegja ime me pasqyrimin e saj të thyer e të hidhur. Zërat që thërrasin për ndihmë janë zërat tanë…Të gjithë unë-at dhe ti-të…Është cenuar një qenësi. Ndërgjegja ime, e motrës sime së bashku me shumë të tjera, është tronditja që realiteti lȅ pa forcë. I njëjti realitet të cilit krejt sinqerisht i hap dritaren e zemrës sime.

Ende kam një pyetje në kokë që s’i jap dot përgjigjje. Ia tregova një ditë dhe motrës së vogȅl mbas shumë këmbënguljeve të saj për ta ditur. Mbasi heshti pak, fytyra e saj mori shprehinë e një njeriu të rritur para kohe. -“Ndoshta prandaj i mbajnë dritaret e mbyllura- më tha gjithë seriozitet deri në fatkeqësi. Ndoshta kanë frikë nga vetvetja.”

-Po ne a thua që nuk bëjmë shumë? – mbasi e pyeta, e kuptova sa fajtore ndihesha.

– Se di – tha ajo e përhumbur, si të mos e kishte dëgjuar fare pyetjen time. Di vetëm që jam e shumë e frikësuar.

Ajo është motra ime e vogël dhe është e frikësuar. Kur ajo thotë fjalën e frikësuar, unë rrëngjethem.
E imagjinoj sesi mund të ndihet ajo dhe më vjen të ulëras deri sa të ngjirem për ndihmë. Më fort se të gjithë zërat që thërrasin çdo natë. Të ulëras dhe të qaj bashkë me to, saqë të mund t’i thyejmë xhamat e dritareve të kësaj shoqërie të shurdhët, e cila prentendon se fle një gjumë të gënjeshtërt.

Etiketa: dhunëdritarefrida bahjagrakuzhinemotrazera

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tritol magazinës në Kamzë, shkatërrohet qepeni i derës

S'po protestojnë, është stacion autobusi në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com