Për herë të parë do të bëhen publike sot dosjet e shqiptarëve të Çamërisë që janë persekutuar nga regjimi diktatorial.
Në emër të PDIU dhe Shoqatës Çamëria, Shpëtim Idrizi i ka dorëzuar sot një titull mirënjohjeje Gentiana Sulajt, kryetare e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.
Idrizi i shprehu mirënjohjen Sulajt për kontributin e dhënë në pasurimin dhe dokumentimin e hisotorive të persekutimit të komunitetit çam.
“Ky titull i përket gjithë institucionit dhe le ta tregojmë veten që e merituam këtë mirënjohje”, tha ajo.