Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se miratimi thjesht me votë i ligjeve nuk mjafton.
“Ndaj politikanëve duhet një hetim pasuror i plotë dhe transparent nga njerëzit e rinj që do të punësohen në sistemin e ri të drejtësisë. Në Shqipëri ky proces do realizohet nga vettingu“, ka deklaruar Hahn.
“Komisioni Europian nuk do ta ngadalësojë procesin e negocitave të zgjerimit, por na duhet të verifikojmë arritjet në zbatimin e angazhimeve në funksionimin e institucioneve demokratike, për t’i paraprirë kapitujve 23 e 24 që hapen në fillim të bisedimeve dhe që përfshijnë reformën në gjyqësor, lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut. Vetëm në pranverën e vitit 2019 do të publikohen progres-raportet e radhës, ndaj kjo periudhë mbetet kohë prove për vendet kandidate për anëtarësimin në BE”, deklaroi Hahn.
Hahn përmendi rastin e Shqipërisë, ku mbetet e domosdoshme ndërhyrja e Komisionit të Venecias që reforma në drejtësi të mos hasë më pengesa ligjore nga ankimimi i palëve.