“Nëse Turqia do të na mbështeste, do të ishim më të fuqishëm.”
Kështu tha nënkryetari i PDIU, Abaz Hado, i cili u shpreh se PDIU pranon mbështetje dhe nga SHBA, duke reaguar kështu mbi shkrimet e mediave greke në lidhje me këtë forcë politike.
“Të hapur që të na mbështesë çdo shtet, qoftë dhe Turqia, apo dhe SHBA. Çështja jonë përfaqësohet tek shoqata dhe forca jonë, PDIU”, tha Hado i ftuar tek “Rreze Dielli” në Report TV.