Ish- kryeministrit Nikolla Gruevskit i është refuzuar kërkesa për të marrë 20 truproje nga ministria e Brendshme në Maqedoni.
Ndërkohë i pyetur rreth përgatitjeve të MPB-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, ministri i brendshëm Oliver Spasovski u shpreh se MPB-ja është e përgatitur për zgjedhjet lokale.
“Përgatitemi që qytetarëve maksimalisht t’ju ofrojmë zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm, njofton Alsat M.