“Gjoba” e Metës për Ramën dhe Bashën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjoba” e Metës për Ramën dhe Bashën!

00:46 | 27/10/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Aleati kryesor i Partisë Socialiste në qeveri, Ilir Meta, ka kërkuar një ridimensionim të marrëveshjes politike me Partinë Socialiste duke lënë të kuptohet se do të kërkojë postin e kryeministrit, ose do të preferojë të jetë kryetar i opozitës. Në intervistën e tij të fundit, në A1 Report, Meta theksoi se ka objektiv të jetë më shumë se kaq sa është në zgjedhjet e ardhshme, nëse do të qëndrojë në këtë koalicion, ose do të preferonte më mirë të ishte kryetar i opozitës më të madhe në vend.

Deklarata e tij është kaluar në heshtje nga Partia Socialiste, e cila ka marrë dhe sinjale të tjera të pretendimeve të LSI, për kryeministrin e ardhshëm. Të paktën dy rivalët formalë të Metës në LSI, duket se janë në garë vetëm për të përsëritur këtë kërkesë. E gjithë kjo e bën të pasigurtë marrëveshjen e re të koalicionit pas pranverës së vitit të ardhshëm dhe e lë të hapur vazhdimin e qeverisjes së deritanishme me konflikte dyshime dhe frymë të fortë mosbesimi mes palëve.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, ajo që është dhe më e fortë tek deklarata e Ilir Metës është fakti që ai e konsideron rival të fortë Edi Ramën, por nuk e përfill fare ekzistencën e opozitës më të madhe në vend, Partinë Demokratike. Me një vetëbesim të deklaruar, Meta e konsideron skenën politike si një betejë mes PS dhe LSI dhe e konsideron qysh tani Partinë Demokratike një forcë të tretë politike.

Pretendimi i tij se do të jetë ose kryeministër, ose kryetar i opozitës nënkupton se PD është forcë e tretë në vend.

Ky është në të vërtetë një pretendim i fortë nga LSI, por dhe një dorashkë e hedhur për dy forcat kryesore politike që pretendojnë pushtetin, PS dhe PD.

Të dyja e kanë dëgjuar Ilir Metën dhe asnjëra nuk ka folur. Edi Rama nuk ka dëshirë të flasë, pasi bën sikur nuk e ka mendjen, ngaqë i ka votat rezervë për t’u mbrojtur nga një krizë e parakohshme. Ndërkohë koha është në favor të tij, pasi askush nuk pret të fusë vendin në zgjedhje, disa muaj para zgjedhjeve normale.

Nga ana tjetër Lulzim Basha është në një pozitë qesharake. Ai përveçse ka ditë që kërkon aleanca dhe bashkime të gjera nga poshtë dhe nga lart, në fakt sytë i ka nga Ilir Meta. Ai është i vetmi aleat i mundshëm që i jep shpresë se edhe mund të fitojë. Por, pretendimi i Ilir Metës është i qartë. Kushdo që do t’i kërkojë atij aleancë, duhet t’i ofrojë postin e kryeministrit, përndryshe ai del i vetëm në zgjedhje dhe pretendon që nëse nuk fiton, është forca kryesore opozitare.

Kjo e çon PD në skalionin e tretë në politikën shqiptare ose e detyron ta dorëzojë pushtetin ende pa e marrë, duke i ofruar Metës postin e kryeministrit.

Ka shumë kritikë të Metës në këtë rast, të cilët ia konsiderojnë këtë si një megallomani paraelektorale, por në fakt, ai është duke treguar se çfarë kërkon. Kërkon më shumë se kaq dhe më shumë se kaq për të dy palët, është të dorëzojnë kryeministrin.

Nëse nuk u pëlqen, kanë dhe një rrugë tjetër. Të ulen kokë më kokë të dy, Rama e Basha dhe t’i ofrojnë Presidentin që t’i lërë të qetë. Nëse nuk janë të qetë!

/gazetatema.net/

Etiketa: aleatiedi ramaIlir MetaLulzim Bashamarrëveshje politikeMero BazePartia Socialisteqesharakëridimensionimskalioni

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Flauti magjik i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com