Gjoba 110 milionë euro, PD padit Ramën dhe zyrtarë të tjerë: Do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjoba 110 milionë euro, PD padit Ramën dhe zyrtarë të tjerë: Do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre

15:00 | 08/04/2021
në Kryesore
0

Partia Demokratike padit në SPAK kryeministrin Edi Rama, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë pas vendimit të arbitrazhit që detyron të dëmshpërblejë me 110 mln euro biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso u shpreh sot se me Partinë Demokratike në qeveri, shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt.

Deklarata e plotë:

Read more

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat –

Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –

‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë –

Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para –

Çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Becchetin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.
Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës.

Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet.

Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës.
Ky është një rast i artë për SPAK, që t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi.

Të dashur qytetarë!
110 milionë euro janë vetëm një pjesë e faturës së dështimit të Edi Ramës. Edhe 4 vjet të tjera, fatura do të shumëfishihet në kurrizin e fëmijëve tuaj! Ky është një rast i artë edhe për ne si qytetarë, që të reflektojmë përpara se të votojmë. Të mendojmë se kur Edi Rama na troket në dorë, ta dimë se po na troket dështimi për të tretën herë. Ta dimë se vetëm me një gjyq të humbur për arsye mafioze secili nga ne ka 45 mijë lekë borxh për të paguar.

Me Partinë Demokratike në qeveri kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt. Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre. Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit.

Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!
Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!

Etiketa: edi ramaEngjëll Agaçierion veliajIvi KasoPartia Demokratikepërfaqësuesi ligjor i PD-së

Të Lidhura

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat –

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat –

nga 27
19:45 | 06/02/2026
0

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë një sporteli të Postës Shqiptare në lagjen Vasil Shanto në...

Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –

Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –

nga 27
19:35 | 06/02/2026
0

Posti i Kryeinspektorit të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, sipas burimeve, pritet t’i jepet Afrim Qendros. Rokada do të...

‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë –

‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë –

nga 27
18:37 | 06/02/2026
0

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e...

Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para –

Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para –

nga 27
18:11 | 06/02/2026
0

Reshjet e shiut të ditës së sotme shkaktuan përmbytje në Himarë pas vërshimit të përroit. Banesat që ndodhen afër shtratit...

Para
Konferenca e Donatorëve/ Vasili: Ndaj SHBA do ngrejë Akademinë e Transparencës

Vasili: Pse nuk hetohet dhe ndalohet Rama për 120 mln e Becchettit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat –

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat –

19:45 | 06/02/2026
Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –

Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –

19:35 | 06/02/2026
‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë –

‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë –

18:37 | 06/02/2026
Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para –

Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para –

18:11 | 06/02/2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –

18:03 | 06/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat –
  • Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –
  • ‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë –
  • Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para –
  • Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina në përplasje zinxhir –
  • Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat –
  • Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com