Rastet me koronavirus në Gjermani vazhduan të rriten. Numri i rasteve sot arriti në 44 439, ndërsa numri i viktimave u rrit në 270, sipas faqes online me qendër në Berlin, “Coronavirus-Monitor”.
Autoritetet lokale shëndetësore raportuan 48 viktima dhe rreth 5 000 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përjashtoi dje mundësinë e lehtësimit të masave të izolimit, duke theksuar se rastet e reja vazhduan të rriten me shpejtësi gjatë dy ditëve të fundit.