Genocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë/ Nexhat Merxhushi rrëfen ç’ka mban mend nga periudha e përgjakshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Genocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë/ Nexhat Merxhushi rrëfen ç’ka mban mend nga periudha e përgjakshme

17:25 | 23/06/2019
në Kryesore
0

Mijëra çamë bëjnë në muajin qershor peligrinazhin e përvitshëm, në përkujtim të vuajtjes dhe sakrificës. Ky ritual zë vend në Qafë Botë, aty ku bashkëkombasit tanë përjetuan golgotën e tyre, përmes genocidit të pashpirt që i shpërnguli nga trojet dhe banesat. Shumë u vranë në zonën e Çamërisë e shumë të tjerë humbën jetën gjatë shtegtimit, ardhjes për në Shqipëri, në kushte ektreme të motit të nxehtë, urisë dhe etjes. Dje ishte 75 vjetori i këtij pastrimi etnik. Nuk janë të shumtë tashmë, çamët që i kanë përjetuar ato ditë tmerri dhe që jetojnë ende. Dëshmitarët e gjallë kanë mbetur pak.

Nexhat Merxhushi është njëri nga ata. I lindur në Paramithi, edhe pse 84 vjeç, ai duket se ka të skalitur gjithçka në memorie. Nexhati jeton në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë së bashku me të shoqen dhe çdo ditë të jetës merret me studimin dhe sistemimin e arkivave personale që ka për çështjen çame,  të cilat i ruan me fanatizëm të madh, edhe pse tashmë me një shikim të reduktuar. Ai ishte 9 vjeç kur u përball me humbjen e njerëzve të dashur. Nuk gëzon një gjendje të mirë shëndetësore, e megjithatë, Nexhati nuk ngurron të rrëfejë për gazeta Mapo, ato ç’ka mban mend nga ajo periudhë e përgjakshme.

“Asokohe isha nëntë vjeç. E kam tepër të gjallë kujtimin e gjyshes sime, teksa e tërhiqnin zvarrë.Ashtu e nxirë në fytyrë, e dërguan në shtëpinë e Sali Hafuzit. Ishte një ndërtesë me mbi 30 dhoma, ku izolonin për një ditë të vetme gra dhe vajza të reja çame. Këto të fundit kurrë nuk treguan se çfarë pësuan nga zervistët; ishin tepër krenare. Por nuk ishte e nevojshme! Ulërimat e tyre brenda asaj shtëpie të mallkuar, përktheheshin qartazi”-tregon Nexhati, ndërkohë që i dridhet dora bashkë me gotën e ujit.

Read more

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Vrasjet e pamëshirshme u bënë në shkollën e Paramithisë. Rrallë përdorej pushka. Çamët, të cilëve iu mohua e drejta për të jetuar, iu sigurua një largim torturues. Iu nxirrnin sytë, iu prisnin veshët dhe gishtat, ndërsa kufomat merreshin me karrocë, të mbuluara, me duar të lidhura.“Gjyshja e bashkëshortes sime ishte përzgjedhur në mesin e atyre grave të cilat do të pastronin klasat e shkollës së Paramithisë. Në muret e tyre ka parë tru e gjak të bëra njësh”-thotë Nexhati, duke i mëshuar fort faktit se gjithçka e thënë është e dokumentuar.

Kujtimit të gjyshes së dhunuar, i shtohet edhe vdekja e xhaxhait dhe djalit të tij. “Ndoshta tingëllon e pakuptimtë në ditët e sotme lidhja e ngushtë familjare që ekzistonte asokohe, por xhaxhai ishte për mua një baba. Jo vetëm për faktin se jetonim në një shtëpi…E kam parë duke e tërhequr zvarrë dhe duke i rënë me qytën e pushkës në kokë. Zervistët nuk më vranë vetëm xhaxhin, por edhe djalin e xhaxhait, Haki Merxhushin. Ishte 25 vjeç kur i morën jetën”-shprehet Nexhati me një zë që sa vjen dhe bëhet më pak i dëgjueshëm.

35.000  banorë u spastruan etnikisht, u vranë të paktën 2500 persona, si dhe 2000 të tjerë ndërruan jetë nga vështirësitë e mëdha të migrimit. Nexhati e ka të pamundur të mos i komentojë grekët me të cilët çamët ndanin përditshmërinë e tyre. “Ata që gjendeshin rreth errotull, ishin njerëz të mirë. Madje ishin ata të cilët na orientuan drejt migrimit. Të vetëdijshëm që nuk ishin në gjendje të na ndihmonin, na bënin thirrje që të shpëtonim një orë e më parë. Në vitin 1994 u riktheva në vendlindje. Aty rastisa me një fqinjin tim grek. Më hapi dyert e shtëpisë dhe më mirëpriti tërë dashamirësi”-tregon Nexhati, duke na njohur edhe një virtyt të çamëve, atë të të qenurit të vërtetë. E megjithatë, kokëlartë dhe shpinën drejt, pohon se ekzekutuesit kryesorë të këtyre masakrave ishin gjiradisit, të cilët ishin nga Kreta.

“Nuk është aspak e lehtë të heqësh dorë nga vatani. Për më tepër të akuzohesh pa të drejtë. Grekët na paragjykuan, pa e parë akoma okupatorin na quajtën bashkëpunëtorë të italianëve. Të gjithë burrat nga mosha 17-70 vjeç i internuan në ishujt e Egjeut. Dhe ç’është më ironike, Napoleon Zerva, përgjegjësi për masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë myslimane shqiptare të Çamërisë, ka shumë mundësi që të ishte me origjinë nga Arta, që dikur banohej nga shqiptarët”-vijon Nexhati i revoltuar, teksa shtron më tutje pikëpyetje rreth heshtjes së çamëve ortodoksë.

“Ata nuk reaguan aspak drejt masakrës së ushtruar ndaj çamëve myslimanë. Dolën të paprekur nga i gjithë gjaku i derdhur. Çfarë nënkupton kjo? Urrejtje fetare. Sido që ta quajmë, gjenocid, spastrim etnik…duhet pranuar se forca e Kishës ishte e palëkundur”-shprehet Nexhati, duke shtuar si argument të fortë edhe një bisedë me ish-ministrin e Jashtëm Alfred Serreqi.

“Në një bisedë kafeneje me ish-ministrin e Jashtëm Alfred Sarriqi, u vendosa në dijeni sesi ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodhoros Karaolos i kishte pohuar Sarriqit përgjatë një shëtitjeje me jaht në Egje, pa protokoll, se ishte në dijeni të problemit të çamëve dhe sesi ndante dhimbjen për vuajtjet pa shkak të tyre. E megjithatë, Karaolos i kishte bërë të qartë Serreqit që Kisha ushtronte forcë të jashtëzakonshme dhe se nuk mund t’i dilte askush kundër. Ja sesi justifikonte edhe daljet e tij publike, me deklarata kundër popullsisë çame.”

84-vjeçari insiston se një hap i parë nga autoritetet greke lidhur me masakrat ndaj çamëve do të ishte ta pranonin dhe të kërkonin falje. E teksa bashkëbisedimit me të nuk i vjen asnjëherë fundi, sepse ka shumë për të thënë, Nexhati e ndjen të nevojshme të komentojë politikën e ndjekur të Shqipërisë përkundrejt çështjes çame. E quan të përulur dhe aspak të logjikshme.

“Në komunizëm Çamëria nuk u përmend asnjëherë. Me ardhjen e demokracisë diçka ndryshoi, emegjithatë sërish nuk iu kushtua vëmendja e merituar. Në ditët e sotme, është zhdukur ngarendi i diskutimit. Ne lejojmë në një mënyrë apo në një tjetër që greku të thotë ‘e ashtuquajtura Çamëri’ sepse mendojmë se për të hyrë në Europë, duhet medoemos të kemi marrëdhënie të mirë me fqinjin. Nuk di sesi ta quaj…mohim identiteti? Po, mund ta quaj edhe mohim identiteti.”

/gazeta Mapo/

Etiketa: CameriaÇeshtja çamegenocidi grek mbi shqiptarët e ÇamërisëNexhat MerxhushiParamithi

Të Lidhura

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

nga 27
18:15 | 16/03/2026
0

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Para
Me dy gishtat lart lirohen të arrestuarit e Kukësit

Me dy gishtat lart lirohen të arrestuarit e Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com