Gazetari u plagos në 21 janar: Të dënohen vrasësit, Berisha-Basha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari u plagos në 21 janar: Të dënohen vrasësit, Berisha-Basha

12:11 | 21/01/2017
në Shqiperi
0

Si e vranë Hekuran Dedën 10 cm larg meje. Plagosja e gazetarit Mahmutaj, 19 dëshmitë që implikojnë Berishën në vrasje dhe ABC-në e çdo krimi!

“Autorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë jo vetëm të lirë e të pandëshkuar por edhe çdo të enjte Berisha bërtet ‘ua bëj si me 21 Janar”.  Kështu u shpreh sot në një lidhje telefonike për Report Tv, Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos me 21 janar te vitit 2011, në protestën e opozitës përballë kryeministrisë.

Mahmutaj rrëfen momentin e tmerrshëm sesi u vra Hekuran Deda, dhe si e kuptoi se ishte plagosur dhe vetë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Gazetari theksoi drejtësia është kapur kokë e këmbë nga Berisha pasi gjyqtarët që dhanë vendimin për 21 janarin janë nomenklaturë e Argita Berishës, ku të gjithë janë emëruar përmes studios së saj.

https://www.youtube.com/watch?v=iDTAI_sA0Mw&feature=youtu.be 

Çfarë mund të themi sot në 6 vjetorin e 21 janarit? 

Kishim dy procese për 21 janarin, i pari për personat që u morën me manipulimin e ngjarjes përfshi IT e kryeministrisë dhe i dyti për ekzekutorët e 21 janarit, të rreth 30 plagosurve dhe katër të vdekurve. Të dy përfunduan në mënyrë qesharake. Nga gjykata u dha pafajësia për krimet që u bënë ditën për diell para kamerave të vendit dhe atyre ndërkombëtare. U bënë publike dhe mbetën të pandëshkuara, ky është 21 janari 6 vite më pas.

Duke kujtuar atë ngjarje ke një analizë të kthjellët se përse qëlloi grada? 

Njerëzit ishin duke u shpërndarë dhe unë ndodhesha te platforma e gazetareve përballë derës së kryeministrisë, askush aty nuk paraqiste rrezik. Unë isha me rreth 20 njerëz të tjerë që bënin video dhe askush nuk paraqiste rrezik dhe 4 viktimat e tjera që u qëlluan ishin duke ecur drejt urës së madhe të Lanës, ata po tërhiqeshin. Garda mendoi se njerëzit që po organizoheshin, ose ndoshta një urdhër i vonuar që mund të ishte dhënë para 10 minutash, pasi bëri telefonin e prishur dhe erdhi me vonesë deri sa iu shpërnda atyre nga instancat lart. Disa nga garda qëlluan në ajër fillimisht dhe disa drejt turmës. Ne që ishim pak më sipër të tjerëve ishim shënjestër e lehtë dhe e dukshme për ta. Të gjithë u qëlluan nga ajo turmë përveç Faik Myrtaj i cili u vra pranë Kullave Binjake. Kjo mendoj se ishte arsyeja. Gardisti që ndodhej te dera e kryeministrisë Agim Llupo qëlloi drejt nesh, ai mendoj se bëri krimet më të mëdha ndaj turmës. Mos të harrojnë që u qëllua edhe me pistoletën e shefit të gardës Ndrea Prendi nga bodigardi i Berishës. Siç duket u zgjodh pika më e lehtë e goditshme ku edhe dendësia e njerëzve ishte më e madhe. Nuk po mund të gjeja vendin për t’i vendosur këmbët mirë sepse ishim shumë.

E kuptove çfarë ndodhi kur u plagose?

Unë dëgjova trokitjet e plumbave në trungun e pishës, pasi Llupo qëndroi drejt nesh dhe më pas ndjeva plumbin dhe pashë që u godit Hekuran Deda, ai ishte 10 cm larg meje. Ai u godit në ballë dhe plumbi i doli në pjesën e pasme të kokës. Pashë atë dhe mendova se nuk më kishte ndodhur gjë, por pastaj pashë gjakun në dorën time. Unë kam zbritur i fundit nga platforma kur dëgjova dikë që tha; ‘Na vranë’. Aty kapërceva Hekuran Dedën që ra në tokë. Ishte makabre ajo ditë dhe unë po vazhdoja lidhjen telefonike sepse isha live në TV dhe kur dora u mbush me gjak kërkova ta ndërprisja lidhjen.

Pse nuk janë ndëshkuar fajtorët dhe mendon se reforma në drejtësi do ta zgjidhë?
Autorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë jo vetëm të lirë e të pandëshkuar por edhe çdo të enjte Berisha, bërtet ‘ua bëj si me 21 janar’. Ai është trimëruar nga ky akt dhe bën presion. Basha mban ison  e tij. Drejtësia e 21 janarit nuk do vihet asnjëherë nëse do burgosen ose jo ekzekutorët. Agimm Lupo dhe Ndrea Prendi ishin thjesht ekzekutorë. Bodigardi i Berishës e ka detyruar atë të qëllojë. Nëse nuk dënohen Berisha dhe Basha nuk ka drejtësi.

Pse mendon që ata urdhëruan vrasjen duke qenë se edhe politikisht nuk i favorizonte ajo tragjedi?
Është sqaruar për këto vite nga dhjetëra artikuj të mediave se urdhri ka ardhur nga Berisha. Ai ka urdhëruar Ndrea Prendin për të qëlluar pasi mendonte se makina që u përplas te dera kishte ekskulzuiv por ajo rezultoi se nuk kishte gjë. U mendua që kur të errej do të kishte një sulm tjetër. Por njerëzit po tërhiqeshin e po shpërndaheshin, por pak minuta më para goditja e fundit e protestuesve ishte djegia e furgonëve, ndërsa rreth 15 minuta më përpara protestuesit mbi piramidë u qëlluan me plumba plastik. Protestuesit me pllaka mermeri qëlluan policët dhe dogjën furgonët duke i bërë të tërhiqen dhe kjo ishte mburoja e fundit jashtë kryeministrie e kjo bëri që njerëzit të qëllohen. Ata që u goditën janë goditur anash dhe nga mbrapa përveç nesh që ishin përballë kryeministrisë.

Mendoni se gjyqtarët që gjykuan 21 janarin do të ndëshkohen nga Vettingu? 
Ata tashmë janë damkosur dhe ndëshkuar publikisht duke ju dhënë pavarësi vrasësve, por ata dihet që janë të gjithë nomenklaturë e  Argita Berishës, të gjithë janë emëruar përmes studios së saj. Drejtësia është e kapur kokë e këmbë nga Berisha. Këta lloj gjykatësish që janë të kapur në këtë lloj forme nuk mund të japin drejtësi tjetër veç kësaj, do ishte mirë që Vettingu të bënte që gjykatësit të vendosen nga Amerika dhe të kenë integritet. Me legjislacionin shqiptar në fuqi të akuzuarit për 21 janarin janë gjykuar dhe nuk parashikohen hapje të çështjes. Ligjërisht është e pamundur të hapet çështja nëse nuk ka prova të reja.

Kjo ngjarje pati një dramë edhe në aspektin profesional për ty, u detyrove të kërkoje azil, e ke menduar të rikthehesh, apo ende kushtet nuk janë të përshtatshme?

E mendoj në të gjitha kohët, por momentalisht jam i angazhuar profesionalisht këtu. Kam zgjedhur që momentalisht të jetoj këtu, por shpresoj të kthehem në një Shqipëri që së paku të ketë një pjesë të mirë të atyre që ofron Europa.

Etiketa: 21 janarfatos mahmutajhekuran dedaLulzim BashaMero BazeprotestaSali Berisha

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Idrizi: Çamëria nuk ka çmim, kërkon drejtësi!

Idrizi: Çamëria nuk ka çmim, kërkon drejtësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com