Gazetarët e Pushtetit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarët e Pushtetit!

20:00 | 11/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Një eufori e papërmbajtur, sfiduese, zhurmëmadhe ka shpërthyer në mes tellallëve të pushtetit pas fitores së shpallur të Partisë Socialiste. Përkundër fjalëve kristiane e përdëllyese të kryeliderit politik, që përmend përulësinë, bashkëpunimin dhe braktisjen e llogores së vjetër politike, zërat më të spikatur afër shumicës jo vetëm nuk e reflektojnë këtë frymë përulësie e bashkëpunimi, por përditë bëjnë thirrje për pranim rezultati dhe dorëheqje të kryetarit të Partisë Demokratike. Sa herë ata marrin penelin të nxijnë telajon piktura është e njëjtë: Karikaturë e Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, herë njërit, herë tjetrit, ca herë të tjera të treve bashkë.

Disenjatorët kryesorë të kësaj fushate, që shquhen mbi të tjerët për cilësinë e tyre antiopozitare, janë tre: Mero Baze, Carlo Bollino dhe Kreshnik Spahiu. Ata gazetarë që mendojnë se e meritojnë ta gjejnë emrin e tyre në këtë listë dhe janë lënduar për këtë, ju kërkoj ndjesë. Mospërmendja e emrit aspak nuk e zhbën kontributin e tyre vrastar ndaj Opozitës. Thjesht ishin aq shumë sa do më mbaronin fjalët e caktuara për shkrimin. Herë tjetër do jem më bujar me ta.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Çfarë është kjo dashuri e lartë për mbarëvajtjen e demokracisë opozitare dhe gjetjen e udhëheqësit të duhur që do të çojë Opozitën në fitoren ndaj Edi Ramës? Kaq për zemër e kanë humbjen e Edi Ramës saqë po bëjnë çmos për të përmirësuar Opozitarizmin?!

Askush e beson këtë fabul, do ishte cinizëm me dozë elefanti  sikur ta përmendësh. Ata e duan gjithmonë të humbur opozitën, thellë e më thellë. Ka vetëm një arsye pse kjo gjë ndodh. Është spostimi i gjithë  debatit publik në fushën e Opozitës, mbështetja e zërave kundër kryetarit ekzistues dhe relativizimi i vjedhjes së votave “në kufinjtë normalë, që nuk ndryshojnë rezultatin në mënyrë thelbësore”. Me pak fjalë gjithë fokusi i debatit nuk është te deformimi i vullnetit të zgjedhësve por te “parëndësia e këtij deformimi”.

Këta gazetarë harrojnë që kur flasin për Opozitën kanë përballë mbi 730 mijë njerëz! 730 mijë njerëz, shumica prej tyre të frustruar, të dëshpëruar, të varfër, të pashpresë e me 100 halle prej 8 vjetësh! 730 mijë njerëz që lexojnë Bollinon të thotë që “provat e opozitës nuk vërtetojnë asgjë” përpara se KAS-i apo Kolegji Zgjedhor të deklarohet!

Këta 730 mijë njerëz e dinë të vërtetën e madhe që në Shqipëri u ble vota. U përdor çdo mundësi bashkëpunimi me njerëz të botës së krimit, biznesit  e medias dhe u shfrytëzuan të dhënat personale të votuesve përmes e-albanias dhe Patronazhistëve për të ndikuar votuesit potencialë kundërshtarë.

Këtë të vërtetë, me shumë gjasë, PD nuk do ketë mundësi ta vërtetojë. Gjykata kërkon filmime të pastra kur kryhet transaksioni i votës në këmbim të parasë dhe kërkon të ketë aq filmime sa të vërtetohet që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Pra, në një qark të ketë fjala vjen 1000 filmime. Nëse këto nuk janë, aha, të mbyt Carlo, Kajsiu, Dynjaja e me radhë… “Nuk ka prova, ja neni 176578 i ligjit 344598…”

Krimi zgjedhor nuk është një transaksion publik që zhvillohet ditën për diell e për rrjedhojë ka dëshmitarë. Ai ndodh skutave, përmes elementëve kriminalë që përdorin ndikimin e tyre frikësues. Kjo është arsyeja, pse ka një maraz të madh në radhët e Opozitës. Bash për arsyen, për të cilën flasin gazetarët e pushtetit: “Nuk kanë prova siç i kërkon Gjykata!”.

Në Bankë mungojnë paratë, të gjithë e dinë vjedhësin, por pajtohen me vjedhjen, pasi “Ato lekë janë më mirë në duart e vjedhësit sesa në duart e Bankës”.

Ka të paktën një fakt të rëndë, publik për implikimin e shtetit në vjedhjen e votave. Pas ngjarjes së Elbasanit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u pyet nëse në makinën e bllokuar u gjetën dokumente zgjedhore dhe deklaroi në mënyrë të prerë “JO” ndërkohë që procesverbali i prokurorisë vërtetonte të kundërtën. Kishte blloqe shumë faqëshe  me pagesa, me emra dhe ID dhe pagesat përkatëse. A mjafton ky rast për të vërtetuar që në Shqipëri ka pasur blerje vote? Për mua po! Probabiliteti për të kapur në flagrancë një njeri me blloqe pagesash dhe lista votuesish është 1 në 5000. Nëse kapet një fenomeni duhet shumëzuar me 5 mijë.

Nga çeta e madhe antiopozitare dua të veçoj përsëri Mero Bazen pasi është dukshëm më cilësori prej tyre. I mbetur prej vitesh në qerthullin e urrejtjes për udhëheqësit e Opozitës, është katandisur në një gazetar Antiopozitar, tipi që përqeshte me plot të drejtë dikur. “Kurthi i urrejtjes –thotë Kundera tek romani Shakaja-  është se të lidh fort me subjektin e saj”. Do të doja shumë që një penë si Mero të mos përfundonte në Antiopozitë, të mos konvertohej në personazh të librave të tij. Meros i rrinte kaq bukur statura e Opozitarit qëndrestar sa arrinte të frymëzonte edhe në ditët më të vështira.  Ja sa bukur e përshkruan situatën e sotme Mero në vitin 2000, në librin e tij “Përballë Antiopozitarizmit:

“Tashmë, opozita filloi t’i bezdiste edhe fizikisht. Eksponentë të lartë të PD që ishin larguar prej saj pas konflikteve me Berishën, tashmë erreshin në ekrane, duke shpjeguar përse duhet të ikte Sali Berisha dhe përse opozita duhet të bashkohej rreth tyre. Ishte një skenë sa nervozuese, aq dhe e frikshme, nëse evoluonte. Tendenca ishte e qartë. Ajo mund të përballohej vetëm me një rezistencë. Rezistenca në ato momente ishte një vlerë që mund të sillte shpresë. Diplomatët kryesorë perëndimorë qysh para fushatës ngulnin këmbë tek ideja se pala humbëse duhej të pranonte rezultatin. Gati sa nuk thoshin Sali Berisha. Dhe nuk kishin asnjë kusht për standardin e zgjedhjeve që duhet të pranoheshin. Pranohej vetëm humbja e opozitës, pa asnjë kusht”.

Zëvendësoni emrin e Berishës me emrin e Bashës dhe do t’u dalë situata e sotme. Çfarë pene!

Mëkat që është në anën e pushtetit!

Etiketa: Carlo BollinoErmal MulosmaniGazetarët e PushtetitKreshnik SpahiuMero Bazeopozita

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Programi ekonomik i PD/ Rama: Si menu me pjata bosh imagjinare

Vjedh zgjedhjet në vëllazëri me krimin, e mbyt Europën me drogë dhe pastaj sulmon BE-në pse nuk i japin datë për negociatat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com