• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FRONTEX: Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e BE-së

20:40 | 08/10/2022
në Uncategorized
0

Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas Raportit “Analiza e riskurt 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me 25.892 persona të cilët përbëjnë 5% të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.( 468.719 gjithësej)

Lexo edhe

‘Ajo që ndodhi më 14 maj s’ka ndodhur kurrë ndonjëherë’ –

Korrupsioni te shëndetësia, përgjegjësi e Manastirliut. Kush e njoftoi Ramën për arrestimin? –

Gjëra që duhet të dini nëse bëni seks gjatë periodave –

Numri i migrantëve shqiptarë me këtë status u rrit me 18% krahasuar me vitin 2020 ku shënoheshin 21.890 shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e e BE-së.

Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta të regjistruara që nga viti 2017. Mesdheu Qendror, Ballkani Perëndimor, dhe rrugët e Afrikës Perëndimore ishin tre linjat kryesore me prurjet më të larta të migrantëve të parregullt të evidentuar gjatë vitit 2021.

“Përballë edhe kërkesave të rrepta për migrimin legal në Evropë, shpesh e vetmja zgjedhje e hapur për migrantët është migrimi i parregullt i cili shpeshherë rezulton në një situatë të rëndë humanitare” thuhet në raport.

Ndërkohë , sipas të dhënave të raportit, autoritetet kufitare të vendeve të Bashkimit Evropian në vitin 2021 u refuzuan hyrjen në vendete BE-së , 17.725 shtetasve shqiptarë nga 11.653 që ishte ky status refuzimi në vitin 2020.

Pjesa më e madhe e refuzimeve, rreth 8.000, ka ardhur pasi migrantët nuk kanë pasur dokumente në pikat kufitare që të justifikonin udhëtimin në një vend të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë shqiptarët zënë vendin e dytë edhe të kthimeve efektive nga vendet e Bashkimit evropian përmes dy mënyrave, kthimeve “vullnetare” dhe atyre “forcërisht”.

Në vitin 2021 kthimi ishte për 8702 persona, ndërsa në vitin 2020 ai kishte qenë 7.935persona.

Sipas të dhënave të FRONTEX migrantët e parregullt shqiptarë kryesojnë në listën e të huajve të parregullt të kthyer me forcë gjatë vitit 2021 në vendin e origjinës me 5.398 persona nga 4.801 persona që ishte numri i kthimeve në vitin 2020.

Ndërkohë kthimin vullnetar e kanë pranuar në vitin 2021 rreth 2,944 persona nga Shqipëria nga 2771 që ishin në vitin 2020.

Frontex paralajmëron në analizën e rriskut se në vitet 2022 dhe 2023 ka të ngjarë të shohin një rritje të mëtejshme të emigrimit të parregullt në kufijtë e BE-së bazuar edhe nga faktorë shtytës politikë dhe socio-ekonomikë në nivel kombëtar të vendeve kryesore të origjinës si dhe faktorë shtytës të nivelit më të lartë të tillë si inflacioni i vazhdueshëm global dhe rritja e cmimeve të ushqimeve, pas luftës në Ukrainë./VOA

Etiketa: BEFrontexshqiptar

Të Lidhura

Vibratori i qeverisë –

‘Ajo që ndodhi më 14 maj s’ka ndodhur kurrë ndonjëherë’ –

nga 27
22:12 | 05/06/2023
0

Alfred Lela, Drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, ka deklaruar sot në emisionin “Çim Peka LIVE” se beteja për...

Korrupsioni te shëndetësia, përgjegjësi e Manastirliut. Kush e njoftoi Ramën për arrestimin? –

Korrupsioni te shëndetësia, përgjegjësi e Manastirliut. Kush e njoftoi Ramën për arrestimin? –

nga 27
22:07 | 05/06/2023
0

Avokati Saimir Vishaj u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story se korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u...

Gjëra që duhet të dini nëse bëni seks gjatë periodave –

Gjëra që duhet të dini nëse bëni seks gjatë periodave –

nga 27
21:56 | 05/06/2023
0

Mjekët iu japin lejen të vazhdoni Ata thonë se nëse jeni me këtë gjë, është në rregull që të vazhdoni...

E ka pikasur që në 2022-shin, Reali ka gati ofertën për zëvendësuesin e Carvajal –

E ka pikasur që në 2022-shin, Reali ka gati ofertën për zëvendësuesin e Carvajal –

nga 27
21:52 | 05/06/2023
0

Në fund të vitit 2022 u raportua nga mediat spanjolle për mundësinë e nënshkrimit nga Real Madrid të Iván Fresneda,...

Para
KUJDES pamje të rënda! Protesta e Iranit/ Vajza goditet në kokë, mbulohet në gjak

KUJDES pamje të rënda! Protesta e Iranit/ Vajza goditet në kokë, mbulohet në gjak

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vibratori i qeverisë –

‘Ajo që ndodhi më 14 maj s’ka ndodhur kurrë ndonjëherë’ –

22:12 | 05/06/2023
Korrupsioni te shëndetësia, përgjegjësi e Manastirliut. Kush e njoftoi Ramën për arrestimin? –

Korrupsioni te shëndetësia, përgjegjësi e Manastirliut. Kush e njoftoi Ramën për arrestimin? –

22:07 | 05/06/2023
Gjëra që duhet të dini nëse bëni seks gjatë periodave –

Gjëra që duhet të dini nëse bëni seks gjatë periodave –

21:56 | 05/06/2023
E ka pikasur që në 2022-shin, Reali ka gati ofertën për zëvendësuesin e Carvajal –

E ka pikasur që në 2022-shin, Reali ka gati ofertën për zëvendësuesin e Carvajal –

21:52 | 05/06/2023
Lirimi i Tahirit/ Lala: Bashkëshortja e tij pësonte kriza akute. Ish-prokurori: Vendim luksi –

Lirimi i Tahirit/ Lala: Bashkëshortja e tij pësonte kriza akute. Ish-prokurori: Vendim luksi –

21:42 | 05/06/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Ajo që ndodhi më 14 maj s’ka ndodhur kurrë ndonjëherë’ –
  • Korrupsioni te shëndetësia, përgjegjësi e Manastirliut. Kush e njoftoi Ramën për arrestimin? –
  • Gjëra që duhet të dini nëse bëni seks gjatë periodave –
  • E ka pikasur që në 2022-shin, Reali ka gati ofertën për zëvendësuesin e Carvajal –
  • Lirimi i Tahirit/ Lala: Bashkëshortja e tij pësonte kriza akute. Ish-prokurori: Vendim luksi –
  • 3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Ajo që ndodhi më 14 maj s’ka ndodhur kurrë ndonjëherë’ –
  • Korrupsioni te shëndetësia, përgjegjësi e Manastirliut. Kush e njoftoi Ramën për arrestimin? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com