Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Freedom House tha se Meta shikohet si simbol i korrupsionit, reagon Presidenca

Nga Media 0

Freedom House thotë në raportin e saj për 2017 se “arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si President i Ilir Metës, i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit”.

Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh se ndien keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

“Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.
Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.
Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.
Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House”, shprehet Blushi.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej