Skicat që pasqyrojnë realitetin e vitit 1914–1920. Italia, Greqia dhe Serbia duke e copëtuar Shqipërinë.
Dy skica të rralla të vitit 1920, sjellin dëshminë e frikës dhe rrezikut që sundonte Shqipërinë e viteve 1914-1920 shkaktuar nga synimet shoviniste të fqinjëve për të copëruar e ndarë Shqipërinë. Të dyja skicat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit dhe 27.al i boton enkas për lexuesit e saj.
Skicat përcjellin mesazhe të forta të ngjarjeve të kësaj periudhe. Njëra prej tyre përshkruar përmes detajeve të kafkave dhe bishës së egër në jug në të vendit masakrat e shkaktuar nga sulmet e adartëve grekë në vitin 1914. Kurse skica tjetër vë në qendër një figurë femërore duke personifikuar Vlorën, të cilën e mbajnë të rrethuar e nën kërcënimin e thikave tre figura ushtarakësh që përfaqësojnë pushtuesit grekë, serbë e italianë.
Skica e parë ka të shkruar pas këtë shënim: “Greqia gati ta sulmojë e ta copëtojë Shqipërinë. Më 1914 me Zografon, andartët grekë shkatërrojnë Toskërinë.”
Ndërsa skica e dytë ka shënimin: “Italia, Greqia dhe Serbia duke e copëtuar Shqipërinë (1920)”.