FMN: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët në Ballkan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët në Ballkan

09:13 | 09/02/2018
në Uncategorized
0

Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten dukshëm larg standardeve që ofron Bashkimi Europian lidhur me infrastrukturën. Nuk bëhet fjalë për një autostradë apo një aeroport më tepër por është një kombinim i disa aspekteve që e reflekton këtë pikë të dobët  të rajonit ku listën e mbyll Shqipëria. Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të titulluar “Infrastruktura Publike në Ballkanin Perëndimor, mundësitë dhe sfidat” ka nënvizuar se indeksi agregat i komponentëve individuale të infrastrukturës publike rezulton 50 për qind më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian dhe ndikon direkt tek investimet e huaja direkte. Në bazë të vlerësimit të indeksit është kombinimi për autostradat, hekurudhat, aeroportet, energjinë, internetin me bazë të gjerë dhe telefoninë.

“Pa shumë surprizë, indeksi agregat konfirmon hendeqet e mëdha të rajonit. Indeksi agregat i komponentëve individualë të infrastrukturës publike sugjeron se zhvillimi mesatar i infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor është rreth 50 për qind më i ulët se mesatarja e BE-së duke nisur nga 30 për qind më i ulët në Serbi në gati 70 për qind më i ulët në Shqipëri. Kjo me shumë gjasa limiton integrimin e thelluar rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor nga përfitimi më i madh i ekonomisë së shkallës dhe zbeh atraksionin ndaj tyre si destinacione për Investimet e Huaja Direkte”, thuhet në raport.

Në anën tjetër edhe kur krahasimin e bën me vende më të ngjashme në historik me Shqipërinë apo vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, FMN vëren se hendeku është sërish i madh.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Vendet e Ballkanit perëndimor janë larg edhe me zhvillimet dinamike rajonale të vendeve të ngjashme që ja kanë dalë të shfrytëzojnë integrimin në zinxhirët evropian të furnizimit. Padyshim disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore kanë infrastrukturë të paktën bazuar në treguesit sasiorë  dhe janë të krahasueshme me ato në ekonomi të avancuara si Gjermania, Franca dhe Spanja. Por në vendet e Europës Juglindore pjesë e BE dhe vendet Balltike shfaqen gjithashtu me një infrastrukturë më të zgjeruar sesa Ballkani Perëndimor që kanë një hendek të njëjtë me ato të Komunitetit të Shteteve të Pavarura(konfederatë me 9 shtete , ish-Bashkimi Sovjetik)”, vlerëson raporti.

Rekomandimet e FMN-së, larg PPP-ve

Mbyllja e hendekut të infrastrukturës publike do të ndihmojë rajonin të arrijë standardet e jetesës në Evropën Perëndimore. Por nga do të vijnë paratë? Rritja e financimit do të jetë e nevojshme si nga burimet vendore dhe ato të huaja. Një plan i mirë për planifikimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve publike është gjithashtu një domosdoshmëri,. Konvergjenca e të ardhurave drejt niveleve të BE-së është ngadalësuar ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor që nga kriza globale financiare. Zhvillimi ekonomik i rajonit po ecën ngadalë. Nëse vendet do të mbyllin hendekun në standardet e jetesës me BE-në, ata do të duhet të gjejnë një mënyrë për të ri-aktivizuar rritjen ekonomike.

Kur qeveria ka në plan që të ndërtojë disa akse rrugore në formën e partneritetit publik privat, në kuadër të projektit One Billion, Fondi Monetar Ndërkombëtar, u rekomandon vendeve të Ballkanit Perëndimor një rrugë komplet tjetër për sigurimin e financimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Forcimi i kapaciteteve planifikuese, mospolitizimi i projekteve, bashkëpunimi rajonal dhe tërheqja e donacioneve, sigurimi i financimeve të jashtme, zgjerimi i bazës së taksapaguesve, dhe mosrrezikimi i stabilitetit makroekonomik janë disa prej tyre. Përdorimi i projekteve të partneritetit publik privat nuk rekomandohet fare nga FMN. Veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik (ku bën pjesë dhe Shqipëria), FMN rekomandon që të sigurohet financim i jashtëm dhe të punohet me donatorët, ndërsa financimi i brendshëm duhet të përdoret për të nxitur sektorin privat. Vendet nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin e tyre të përgjithshëm makroekonomik nga projektet infrastrukturore publike të ekzagjeruara ose të dobëta, rekomandon FMN.

FMN: Shqipëria, me infrastrukturën më të dobët në Ballkan

Etiketa: BallkanEuropeFMNinfrastrukturëShqiperi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Një kartolinë për Berishën, Bashën, Metën, Ramën, Veliajn e popullin tim të dashur zevzek

Fshati Makap... Policia nuk vete atje ku ka gjumë dhe qejf, por atje ku ka krim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com