Filmi shqiptar është një arkivol që e paraqesin si djep – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filmi shqiptar është një arkivol që e paraqesin si djep

11:20 | 20/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Ku e vetmja dashuri ishte imagjinata, e vetmja dashnore ishte dora, i vetmi kamjon ishte ZIS-i, e vetmja veturë ishte GAZ-i, i vetmi vend gatimi ishte banja, e vetmja këpucë që nuk fuste ujë ishte çizmja e ushtarit, të vetmet vegla pune ishin kazma dhe lopata, i vetmi ushqim ishte patatja, për pasojë, e vetmja dëshirë ishte të ikje “jashtë shtetit”.
Në këtë lloj ferri, çfarë thoshin se “prodhonin”, ishin të gjitha rrena.

Shqipëria diktatoriale prodhoi vetëm 1 gjë. Atë më të urryerën, më brutalen, më të turpshmen. Atë që i thuri lavde spiunllëkut, internimeve, burgjeve, vrasjeve, skllavërimit, bindjes së verbër dhe të gjitha veseve më të ndyra; makabritetin estetik më kriminal që ka parë bota, zezonën e quajtur film shqiptar.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Filmi shqiptar ishte një shiringë nga ato të ndërzimit artificial të lopëve që disa shqiptarë bastardë ua ngulën në kokë shqiptarëve normalë me dhjetra vite derisa ja thithën trurin dhe në vend të trurit i futën zhavorrin.

Filmi shqiptar ishte një pirun me tre dhëmbë; sqepar i përgjakur i quajtur “regjizor i madh”, brisk rroje i ndryshkur i cilësuar “aktor gjenial”, trupjerdhur që mbahej për “skenarist i talentuar”. Këta tre monstra ishin ata që nën mbikqyrjen e rreptë të kurvit, denatyruan shqiptarin.

Filmi shqiptar është ajo dukuri shkatërruese gjoja edukative që i bëri shumicën e shqiptarëve të mos bëjnë asnjë dallim mes propagandës dhe Artit.

Filmi shqiptar ishte një byrek i helmatisur propagandistik të cilin shqiptarët pasi e hëngrën mezi pritën tu vinte rasti t’i hipnin ndonjë anieje ta villnin në fund të botës.

Filmi shqiptar është një kokteil i kakës së mëngjezit me shurrën e mbrëmjes, që po ta pish disa vjet rresht, bëhesh “njeri i ri”.

Filmi shqiptar ishte lugati që ja arriti që femrat më të bukura të cilësoheshin burrnesha.

Filmi shqiptar është një kazan plehrash plot me coftina, limona të shtrydhur, mollë të kalbura, bilbila të ndryshkur, gajde të çara, lahuta të çakorduara, çizme të grisura, stomaqe bosh, sy të çakërrdisur, veshë të zënë, tru të atrofizuar, gjëndra kanceroze, lëkura me ekzema, kocka të deformuara, gjarpërinj të ngordhur, lepuj të zgjebosur, kufoma të kalbura.

Filmi shqiptar është një kakofoni me tekst katastrofik që ka lënë në mendjet e shqiptarëve batutat më të shpëlara, më të neveritshme. Mos provo të kuptosh pse ndodhi kështu se sëmuresh mendërisht dhe s’ka çmendinë që të shëron.

Filmi shqiptar është dhe do mbetet e vetmja këllirë kinematografike e historisë së botës i bërë nga aktorë e regjizorë “kollosë” e “korifej”.

Filmi shqiptar është një arkivol që e paraqesin si djep, i kanë vënë rrota të lëvizi dhe krahë të fluturojë.

Filmi shqiptar është këshilltari më i vyer për të bindur të mos zësh kurrë libër me dorë.

Filmi shqiptar është instruktori më i mirë për të mësuar si ta kalosh jetën në kafene.

Filmi shqiptar është mjeti më efikas për ta mbajtur oqeanin e budallenjve trushpëlarë të bashkuar rreth së kaluarës kriminale.

Dy lloj shqiptarësh janë apologjetët e fantazmës së përgjakur të quajtur film shqiptar. Të parët janë autorët, aktorët, regjizorët, që ndoshta e dinë kush është Orson Welles, Stanley Kubrick, Akira Kurosawa, por nuk duan tu ikin për dhjamë qeni dhjetra vite zvarritje te WC-ja “Shqipëria e Re” ku për hesap të kurvit eksperimentuan monstruozitetet propagandistike ardhur nga stepat dhe gulagët.

Të dytët, viktimat e të parëve, janë mizëria e atyre që me Artin, stilin, frymëzimin, talentin, energjinë kreative, nuk i lidh asgjë, dhe si pasojë s’kanë asnjë haber kush janë e çfarë kanë bërë, për shembull, Pedro Almodovar, Woody Allen, Roman Polanski, Luis Bunuel, etj.

Filmi shqiptar është një vampir kinematografik që mund ta shohësh pa pasoja për shëndetin mendor vetëm ulur në rradhën zero, karrikja infinit.

Etiketa: arkivolartdjepfilmkomunizmipropagandëshqiptar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
O Berat, ç’e pate fat!

O Berat, ç’e pate fat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026
Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

09:05 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –
  • Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com