Femrat e prapambetura tiranase… sipas Partisë Punës sot e 70 e kusur vjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Femrat e prapambetura tiranase… sipas Partisë Punës sot e 70 e kusur vjet

21:33 | 04/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Marsida T. Najdeni

Sa herë qe vjen nandori m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminis sime në shtëpi si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit” qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot. Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turlilloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’.

Ahhhh… po, mbase kur Kurt Pasha i Beratit më 1787 kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën udhnat e tija, gjë që tironasit ishin vetmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën s’flisnin SHQIP. Nejse, se humba fillin. Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj ,  bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen? Kush vazhdon ende ta bëi? Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar. Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmi. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte ekzistu më parë se 1944. Bota ecën me kalendar para e mbas Krishtit kurse tek ne jo, para 1944 s’kishte gjë. Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130% rritje, matematikë analfabetësh. Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe yzmeqare akoma më shumë… ehu! Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit t’femrave katolike t’Shkodër lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?! Kështu propaganda kuqe hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase. Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998 s’tregoi nga friga komuniste ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur nga bashkombasi keqdashës. Ama, Partia trumpetonte prapambetje ndër këta femra vendalie të kryeqytetit. Sikur ishin të padalme, të paveshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje ishin rritur ashtu. Njëra përfundoi duke shitur qymyr prej urrejties inferiore. Halla e tim eti fliste 3 gjuhë të huaja etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja.

Vera Mulleti ishte vetëm 9 vjeçe kur do ta dëbonin nga shtëpia e fëmijërisë përse ishte e bija e avokatit Haki Mulleti. U internua në rrethin e Kavajës. Histori që ma ka treguar e bija, znj. Mira Dine, e cila më ka treguar gjatë për vuajtjet e familjes.

Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkshortin, 1937. Zotni Sakiqi do t’pushkatohej. Familjes Këlliçi do t’i merrej gjithë pasuria.

Tironsja Emine Farka e diplomuar tek Harry Fultz dalë me bashkshortin. Zotni Deliallisi do të dënohej me 18 vjet burg. I vëllai, gazetari Xhemal Farka, do t’i pushkatohej më 1948.

Tironsja Ganimet Toptani e diplomuar në Vienë, Austri. Mban titullin e lartë mbas vdekjes “Fisnike e drejtë” nga shteti Izraelit bashkë me bashkshortin për ndihmesën karshi hebrenjve në Tiranë. Do të kryente 3 vjet burg, i shoqi Atifi 5 vjet burg, do t’i merrej gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme.

Tironsja Safije Basha dalë në ambientet e familjes Basha të Tiranës. Bashkshortja e piktorit të madh Sadik Kaceli, e ëma e piktorit Buron Kaceli.

Gocat tironse të familjes Beshiri të shkolluara në Itali. Vini re prapambetjen e Sybhijes me kollare dhe xhaketë. Foto e viteve ’30. Familjes Beshiri do t’i konfiskohej gjithë pasuria.

Tironsja Sadete Lleshi më 1937, babain Muharremin ia pushkatuan. Po ashtu dhe vëllanë. E ëma e autorit të librit “Tirana e përgjakur” z. B. Alimehmeti.

Tironsja Dylbere Liku më 1933 ditën e dasmës. Bashkshortin Muharrem Likun ia pushkatuan.

Tre krushqi tironase, familjet Maçi – Petrela – Kondi. Mësues, doktora, inxhinierë gjithë bashkë. E veçantë ulur e para majtas Mësuesja e Kombit Servete Maçi. Foto nga e mbesa Znj. Zanusha Jashari.

Tironsja gjyshja ime Qerime (Struga) Tufina shkolluar në institutin Nana Mretneshë në Tiranë. Vëllain që i mbeti me studime në Itali nuk e pa për 44 vjet. “Daj Xhemoli” ishte kthyher si legjendë e përrallave fëminore.

Tironsja Safete (Tafaj) Bërmema njihej në qytet për shijen e saj të hollë në veshje. Këtë foto e kam pa për herë të parë më 2013 nga z. Ed Bërmema, i cili e kujtonte me nostalgji.

Gjyshërit e shoqes sime Isida Kalaja, nga e majta P dhe O Kalaja, ulur Z. Toptani.

Tironsja Ballkiz Nallbani është e motra e tenistit të parë shqiptarë Sali Nallbani. Ai është padyshim babai i këtij sporti borgjez, siç njihej asokohe. E gjithë familja Nallbani u aktivizua thellësisht ne këtë sport duke ngritur dy fusha tenisi në Tironë qysh në fund vitesh 20-të e fillim vitesh 30-të. Por, më shume nga të gjithë ethet e kapën Ballkizen, e cila i vuri qëllim vetes duke ecur fort në hapat e të vëllait. Deri në mes vitesh 40-të Saliu dhe Ballkizja morën pjesë në shumë evenimente tenistike brenda e jashtë vendit.

Tironsja Qemoran Toptani, ose Doktoreshë Lona, ajo njihet si kirurgia e parë femër shqiptare. E bija e patriotit Fuat Toptanit, do të degdisej 10 vjet në Peshkopi, por prej nevojës që kishin e rikthyehen në Tiranë. E diplomuar në Austri dhe Itali. Foton e pashë nga z. Olsi Ferrazini.

Tironsja Meleqe Preza mbasi mbaroi shkollën Nana Mretneshë në Tiranë vazhdoi studimet në Romë, të cilat nuk i përfundoi për shkak të luftës. Me “çlirimin” e Shqipërisë do të shërbente si mësuese, por Partia shumë shpejt do ta hiqte duke e degdisur puntore krahu tek fabrika e pllakave dhe tullave meqë kishte një vëlla të arratisur. Mbas 1990 shkoi në Australi pranë familjes.

Im gjysh ka qenë fotograf amator, kjo foto shkruan “Kujtim me shoqet eskursion jashtë Tirane” vetëm se emrat nuk u lexohen. Kush ka informacion mbi zonjat e mirëpres.

 

Urie (Tomini) Bakiu deri momentet e fundit të jetës mbeti heroinë, edhe pse i shoqi intelektuali Ali Bakiu bëri burgje mbas burgjesh ajo nuk e la veten t’i binte sqima dhe qytetaria kurrë. Këtë foto ma ka treguar i biri, studiuesi, Gazmend Bakiu.

https://najdeni.com/2018/11/03/femrat-e-prapambetura-tiranase-sipas-partise-punes-sot-e-70-e-kusur-vjet/

Etiketa: femrakomunizmiprapambrtjaTirane

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vrasja e Kacifas, avokati: Trupi i kthehet nesër familjes

Vrasja e Kacifas, avokati: Trupi i kthehet nesër familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com