Edi Rama largon Erion Veliajn nga Tirana, do Ben Blushin për kryetar bashkie – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama largon Erion Veliajn nga Tirana, do Ben Blushin për kryetar bashkie

14:21 | 01/06/2018
në Uncategorized
0

Nëse takimi i parë i Ben Blushit dhe Edi Ramës u zhvillua dy javë të shkuara me dëshmitarë Aleksandër Frangajn, ai i një ditë së djeshme është mbajtur vetëm për vetëm. Burime për syri.net bëjnë me dije se drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, ka hyrë sërish në kryeministri me kërkesë të Edi Ramës.

Ndryshe nga takimi i dy javëve më parë që kishte si qëllim përgatitjen e një projektligji që do të shpërndajë disa miliona euro subvencione për televizionet pranë qeverisë (ndërsa torta përfundimtare është ndarë mbrëmë në një takim te gjithë presidentëve te televizioneve kryesore në vend), takimi i djeshëm Edi Rama-Ben Blushi ka ndarë një tjetër pazar.

Nuk bëhet fjalë për tortë, por për tepsi. Për tepsinë e Bashkisë së Tiranës. Edi Rama de facto, zyrtarisht ka vendosur ta djegë njëherë e mirë Erion Veliajn, njeriun që në planin e vet paralel synon të zërë vendin Edi Ramës, jo për zgjedhje të këtij të fundit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për një sërë zhvillimesh që kanë ndodhur në vitin e fundit, Edi Rama e ka përjashtuar një herë e mire Veliajn nga planet e tij si pasues dhe ka vendosur që deri në 2021-in të fitojë ende kohë për të sunduar pa rivalë, sidomos brenda oborrit të tij. Për këtë arsye burime për syri.net thonë se Edi Rama i ka propozuar një ditë më parë Ben Blushit që të kandidojë nën siglën e PS-së në vitin 2019 për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Lajmi mund të duket si fanta-politikë e nivelit më të lartë konspirativ, por argumentet që vërtetojnë informacionin janë të forta e të besueshme. Përveçse largimin e Erion Veliajt nga oborri i tij, Edi Rama është në përpjekje te vazhdueshme për normalizimin e raporteve me Saimir Tahirin.

Lirimi nga arresti i shtëpisë me presion direkt mbi gjykatësit e çështjes nga Edi Rama edhe përpos paralajmërimeve direkte të Donald Lu-së, ishte guri i parë i provës që kryeministri vuri si garanci për pajtimin e Saimir Tahirit me kusht që paralajmërimi “S’ka djalë nëne e bir kurve të më ndaloje mua të flas!” të mos vihej në jetë.

Por, Saimir Tahiri kërkon mesa duket akoma më shumë garanci që të mos hapë Kutinë e Pandorës që ka mbushur me përgjime në 3 vjet e gjysmë ministër i Brendshëm. Është i njohur raporti i ngushtë që kanë pasur ndër vitet Saimir Tahiri dhe Ben Blushi, përpos faktit që Tahiri njihet si qesja e parave, ku edhe Ben Blushi ka marrë sipas nevojës dhe oreksit, qysh prej kohës kur ishte ministër.

Me Ben Blushin kandidat për Bashkinë e Tiranës, qoftë edhe humbës, Saimir Tahiri fiton përveçse rikthimin e ndikimit tek Edi Rama, edhe goditjen fatale të armikut të tij të përbetuar, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.

Saimir Tahiri është shumë pranë këtij qëllimi. Ndërsa Ben Blushi është shumë pranë shndërrimit në figurën e librit që shkroi këtu e dy vjet më parë për Qazim Sejdinin, “Kandidati”.

Njësoj si Lala edhe Blushi u bë kandidat si nevojë e pasojë e betejave mes bandash droge me pushtet, që nuk kontrollojnë vetëm Elbasanin e Tiranën…, por gjithë Shqipërinë.

https://www.syri.net/politike/166289/edi-rama-largon-veliajn-nga-tirana-pergatitet-fusha-per/

Etiketa: Ben Blushiedi ramaerion veliajkandidatikryetar bashkieSaimir Tahiri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
1 Qershori, dita e hipokrizisë së madhe

1 Qershori, dita e hipokrizisë së madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com