Më herët edhe deputetja Valentina Leskaj bëri një kërkesë të tillë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta
Pas Valentina Leskajt edhe Rakip Suli ka vendosur të çojë vullnetarisht mandatin e tij për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Dorëzimi në Kushtetuese i mandatit të Sulit e Leskajt ishte kushti i opozitës për t’u ulur në bisedime për Reformën në Drejtësi.
Rakip Suli i kërkoi sot Kuvendit t’ia dërgojnë mandatin në Gjykatën Kushtetuese.
“Jam gati të kërkoj dhe unë si Valentina Leskaj që mandati im të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh deputeti. Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, deputetja Valentina Leskaj njëherësh nënkryetare e Kuvendit, kërkoi që mandati i saj të shkojë në Kushtetuese.