Një ngjarje tronditëse raportohet në Greqi. Burime nga Protothema bëjnë e dije se një i mitur dyshohet se ka tentuar të mbysë motrën e tij.
I mituri u arrestua në Heraklion dhe pritet të dërgohet në Prokurori.
Ngjarja është denoncuar në polici nga motra e tij 18-vjeçare, e cila ka lajmëruar policinë dhe ka raportuar se vëllai i saj 17-vjeçar gjatë një sherri e ka kapur nga qafa dhe ka tentuar ta mbysë.
Protothema shkruan se i mituri në të kaluarën ka marrë ndihmë psikologjike. Ai është arrestuar dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Heraklionit.