E bukura Griseldë, e veshur si nuse – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E bukura Griseldë, e veshur si nuse

11:27 | 29/12/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga dom Gjergj Meta

Në Kurbnesh, te shtëpia e Griseldës së vrarë në Laprakë, ishte krijuar qysh në mëngjes herët rreshti i burrave e i grave që i shkonin Ilirit, të atit të saj, për ngushëllim. Po po, atij Ilirit që fantazia e babëzitur e mediave online apo e policëve informatorë, e kishte bërë një baba që kishte braktisur fëmijët. Vihem në rresht edhe unë me burrat e tjerë. Na presin kushërinjtë e Ilirit të rreshtuar, sikur është zakon ndër këto anë tonat, e më pas takojmë edhe Ilirin.
Dialogu është shumë i shkurtër:
“A u mërzite?”
“Po shumë.”
“Zoti të dhashtë forcë.”
“Zoti të rujt!”.
Vishem me rrobat liturgjike dhe drejtohem në heshtje kah arkivoli. Te kryet e Griseldës është Drita, nana, që po të njëjtat media apo policë informatorë e kanë bërë të vdekur. Dritës po, i ka vdekur drita e syve, është fishkur ajo dritë. Asaj po, i ka vdekur bami i kraharorit të saj. Kjo po është vdekja e saj e jo ajo e portaleve.
Griselda! Ah Griseldë! E bukura Griseldë! E veshur si nuse me një fustan të bardhë. Hyjnisht e bukur. Pak më shumë se një fëmijë, pak më pak se një e rritur. Duket sikur asaj bukurie i bëjnë kurorë malet përreth që e kanë parë të lindë, të hedhë hapat e parë e të shqiptojë fjalët e para. Kushedi sa herë malet përreth kanë lozur me të qarën apo të bërtiturat e saj duke e hedhur sa nga një shpat në tjetrin e duke ia kthyer sërisht asaj në jehonë. Sot, ato male duken sikur janë pêrthyer nga dhimbja, sepse e dinë se nuk do të mund të jehojnë më kurrë zërin e Griseldës.
Sapo nisi lutja u bënë bashkë Iliri, Drita dhe dy fëmijët e tjerë, djali 15 vjeç dhe vajza tjetër 10 vjeçe. Shikonin me sy të përlotur, herë mua e herë Griseldën. Luteshim të gjithë sa ishim, në heshtjen e atyre maleve ku rripave të bardha të dëborës iu shtohej edhe e bardha e fustanit nusëror të Griseldës. Edhe burrave iu skuqën sytë, ndërsa thonim de profundis, nga humnera klitha drejt teje o Zot.
Në një çast m’u duk se edhe ajo po lëvizte buzët duke u lutur me ne: “Nga humnera klitha drejt teje o Zot/
O Zot dëgjoje lutjen time …”
Nuk gjeja fjalë. Vetëm pak fjalë e shumë heshtje. Cila fjalë mund të ngushëllojë zemrën e një nane? Cila fjalë mund të rikrijojë në kraharorin e saj një Griseldë tjetër? Në këto raste ia kam frikën fjalës time dhe e lë të heshtë. Nuk e nxjerr nga goja, se kam frikë mos kthehet në plumb apo ndoshta bëhet thjeshtë e kotë. E atëherë lexoj Fjalën, atë të Zotit, me F të madhe. Vetëm ajo ngushëllon si duhet dhe kur duhet. Vetëm ajo Fjalë gjen ato shtigje të papërshkuara e të panjohura të shpirtit, ashtu sikurse vetëm Griselda din shtigjet ku ka luajtur në fëmijërinë e saj. Ajo Fjalë depërton thellë dhe vetëm ajo jep shpresë.
Lutja mbaroi e Iliri më kërkon t’i bekoj kullën e tij të varfër ku jeton. E bekoj edhe kullën e ngjitem aty ku rrinë burrat që vijnë me pi kafen e mortes. Pak fjalë e shumë heshtje. Heshtje! Nuk ka fjalë. E vetmja që flet është dhimbja. Dhimbja flet në heshtje.
Nga jashtë dëgjohen britmat e grave që vajtojnë me fjalë e herë pas here dëgjohet zëri i Dritës: “Ah e mjera unë për ty oj Griselda ime”.
Pijmë kafen e themi ato fjalë që kanë mbet të pandryshume për shekuj e shekuj: “Zoti ju forcoftë! Mos pafshi ma keq! Ju ardhshim për t’mira mas sodit!”.
Çohem e dal jashtë. Bora e parë tashmë ka rënë. Dielli ndrit fort e xen pak n’at shpat mali të Selitës. Bryma që ka rënë gjithë natën ka shtruar tokën.
Largohem, e duke ecur shoh rreshta të tjerë burrash e nga pas gratë, që ruajnë kodet e të ecurit, duke shkuar drejt shtëpisë së Ilirit e Dritës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Giseldës.
Do doja të thoja shumë gjëra. Do flisja pa fund për shpresën e këputur të së bukurës Griseldë, të shumë Griseldave, familjeve që për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre po provojnë të pamundurën. Por është e kotë. Është kohë e humbur, sikurse qe lufta e mjekëve kundër kohës për t’i shpëtuar jetën të bukurës Griseldë. Është kohë e humbur si leximi i portaleve apo informatat e plicëve që kanë humbur etikën në të gjitha përmasat e saj e asnjë prej tyre nuk ishte sot aty.
Pusho në paqe Griseldë nëse do të mundesh. Pusho n’ato varre të Kurbneshit, nën hijen pishave të larta, pranë të parve tu, aty diku përbi Kishëzës së shna Ndout. Pusho e qetë e bukura Griseldë, nëse ne do të lëmë të qetë.

Etiketa: Gjergj MetaGriselda GjikolajkullekurbneshLaprakëmediaPortale

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Bulqizë, i preu veshët kunatit dhe plagosi një tjetër, dhëndrri vritet nga vjehrri

Bulqizë, i preu veshët kunatit dhe plagosi një tjetër, dhëndrri vritet nga vjehrri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com