Eshtë gjetur i mbytur një person në plazhin e Durrësit në sketorin Hamallaj. Policia nuk ka mundur të identifikojë viktimën.
Për këtë arsye informon se:
“Viktima është 1.76 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra (pak të thinjura) dhe ka të veshur një palë rrobabanjo ngjyrë blu me mbishkrimin ”Sport”. Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Personi i mbytur ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Durrës”.
Policia po punon më tej për identifikimin e viktimës.