Drejt reformës, pa fanfara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejt reformës, pa fanfara

21:42 | 22/08/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Kush kujton javën para 21 korrikut (duket sikur kanë kaluar gjashtë muaj), e ka ende të gjallë elektrizimin dhe tendosjen që pësoi ambjenti politik dhe mediatik në Tiranë. Duheshin 94 vota për reformën në drejtësi dhe ato nuk i kishte asnjëra nga palët. Të paktën në letër. Hyrja e fuqishme e ambasadës amerikane në lojë, në orët e fundit para votimit dhe presioni i shtuar i europianëve, bënë që Lulzim Basha të hapte rrugë dhe që i gjithë Kuvendi të votonte një projekt që tani pritet të bëhet funksional nga miratimi i një liste ligjesh që prekin prokurorinë speciale, vetingun dhe forumet e tjera të larta të sistemit të ri të drejtësisë.

U duk sikur parlamenti, e bashkë me të e gjithë shoqëria, u shtendosën pas votimit të 21 korrikut. Të gjithë i kthyen sytë nga deti me një dëshirë të tillë, saqë pakkush nga politikanët qëndroi në Tiranë gjatë gushtit, me përjashtim të anëtarëve të komisionit të reformës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ky vakuum u përpoq të mbushej disi me disa fabula dhe gjysëm-fabula, më shumë të sajuara sesa të vërteta. E para, ishte e ajo e presidentit që nuk dinte ç’të bënte me Këshillim e Emërimeve në Drejtësi. Përplasja e dispozitës kushtetuese me ligjin e munguar që përcakton procedurat konkrete, bënë që kreu i shtetit ta humbasë të drejtën për të shpallur kandidaturat e KED. Zhvillimi i dytë, ishte ai i një debati për shkeljen eventuale të lirisë së shtypit, me rastin e ruajtjes së sekretit hetimor, gjatë punës së prokurorisë speciale. Një debat në thelb bosh, ku shumica u konformua, më shumë e kompleksuar nga “ekstremistët e konsensusit” të LSI, sesa nga vetë përmbajtja e nenit të famshëm 13.

Dhe së fundi, më e rëndësishmja nga të treja këto zhvillime verore, ishte negociata pas perdeve për vetingun. Për fatin e mirë të Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, ligji i vetingut është shkruar thuajse i gjithi nga ndërkombëtarët, të cilët ishin edhe oponenca e vërejtjeve të opozitës për vetingun. Rezultati ishte i qartë: pjesa më e madhe e listës së gjatë të propozimeve të PD u konsideruan në konflikt me esencën e procesit të vetingut. Gjasat janë që edhe këto orë të mos sjellin përmbysjen e këtij ligji, i cili në fakt është pika e gravitetit e të gjithë reformës në drejtësi.

Java ku po hyjmë, deri në orët e fundit të muajit gusht, do të jetë përcaktuese për këmbën, me të cilën reforma në drejtësi do të hyjë në skenën shqiptare. Rrethana kryesore që e lehtëson procesin e miratimit të ligjeve që do t’i japin asaj jetë, është se tashmë do të duhen vetëm 84, e jo 94 vota. Që do të thotë se në rast kolapsi taktik nga secila palë në Kuvend (mund të imagjinohet lehtë se cilët janë më të prirur për ta bërë këtë), shumica prej 84 votash është gjithsesi më e lehtë se ajo prej 94 votash. Fundi i gushtit do të shënojë fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Këtë rradhë pa fanfara, duartrokitje dhe shpresohet…as edhe tension.

Tashmë të gjithë janë pajtuar me faktin se reforma në drejtësi, nga mundësi është kthyer në realitet. Priten vetëm dorëheqjet e para brenda sistemit, të cilat thuhet se do të jenë jo të pakta. Natyrisht, në formën e “protestës” për shkeljen e të drejtave e lirive kushtetuese, personale apo familjare. Bëhuni gati ta dëgjoni shumë shpesh këtë frazë në javët e ardhshme.

/javanews.al/

Etiketa: edi ramafanfaraFatmir XhafaLulzim Bashaprocesi i vetingutProkuroria SpecialeSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Të zhytur në konsensus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com