Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dosja e vrasjes së Kacifas mbetet pa prokuror, nuk e merr përsipër as SPAK

Nga Ejona 0

Dosja e vrasjes së Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, është transferuar nga prokuroria e SPAK në prokurorinë e Gjirokastrës. Vendimi është marrë pak kohë më parë nga Prokuroria e Posaçme, duke bërë që për dosjen në fjale të shpallet moskopetenca dhe të çohet për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Gjirokastrës.

Kacifas u vra më 28 tetor të vitit 2018 në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Ai u qëllua për vdekje nga RENEA.

Kallëzimin e bënë familjarët e tij, të cilët pretendojnë se policia e vrau atë edhe pse mund ta shmangte vrasjen duke e plagosur.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej