Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dosier/ 15 prill 1991, Debati i Adil Çarçanit me Neritan Cekën në Kuvend

Nga Luljeta 0

Debatet ne senacën e parë të Kuvendit Pluralist dhe zgjedhja e Kastriot Islamit kryetar Kuvendi përballë kandidatit tjetër Dritëro Agolli. Ja detajet e orëve të para të Parlamentit pluralist

Si sot 25 vite më parë, më 15 prill 1991, u mbodh në seancën e parë Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e para parlamentare të 31 marsit. Atë ditë të 15 prillit nisi rrugën Parlamenti pluralist ku do të zhvilloheshin beteja të ashpra politike, akuza, përleshje fizike e deri në plagosje me armë. Në atë sallë janë miratuar shumë ligje të rëndësishme që i kanë dhënë zhvillim vendit, të tjera që e kanë dëmtuar Shqipërinë e shumë të tjera që nuk ndodhën kurrë. E tillë ka qënë historia e Shqipërisë në këto vite, ashtu siç na shfaqet përmes rrugës së këtij Parlamenti. Një histori që ka mbërritur në momentin kritik: anëtarë të parlamentit akuzohen për të shkuar kriminale.

parlament-92Kështu startoi në fakt. Parlamenti i 15 prillit 1991, i mbushur me 250 deputetë  shumica e të cilëve i përkisnin Partisë së Punës së Shqipërisë. Një parti që kishtë lënë pas histori të përgjakshme krimesh ndaj popullit të vet.

Më i hershmi në atë Parlament të dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, ishte ish-kryeministri i qeverisë së fundit komuniste, Adil Çarçani. Ai u zgjodh të drejtonte seancën e parë parlamentare, atë të 15 prillit.

Ishte një situatë shumë e tensionuar politike pasi pak ditë më heret në Shkodër kishte ndodhur  ngjarja e 2 prillit ku ishte vrarë themeluesi i PD-së Arben Broci bashke me tre protestues të tjerë. Pikërisht kjo ngjarje do të ishte shkaku kryesor i mungesës së deputetëve të Partisë Demokratike në seancën e parë të Parlamentit pluralist në Shqipëri.

Detaje mjaft interesante të asaj dite vijnë përmes punimeve të Kuvendit. Si deputeti më i moshuar i Kuvendit, Adil Çarçani hapi punimet e seancës së parë parlamentare. Ishte deputet i PPSH. Ishte koha kur kjo parti nuk e kishte ndryshuar ende emrin, ky moment do të vinte pak muaj më pas, në 12 qershor të atij viti.

kuvendi-i-91Adil Çarçani, lexoi para deputetëve të PPSH-së, një fjalim i cili nis kështu:

Shokë dhe shoqe deputetë,

I ngarkuar nga deputetët e një grupi më të moshuar, e deklaroj të hapur dhe i uroj sesionit të parë të Legjislaturës së l2-të të Kuvendit Popullor punime të mbara e të frytshme!”

Më tej fjalimi vijon me retorikën e zakonte komuniste duke shprehur gëzimin e tij të papërshkrueshëm se Shqipëria kishte hyrë tashmë në rrugën e plurtalizimit politik. Ironi e madhe ai gëzim i ish-kryeministrit komunist a thua se nuk kishte qënë bashkë me një pjesë të madhe të deputetëve që ishin në atë salle, sundues të Shqipërisë për 50 vite nën diktaturën komuniste.

“Hapi i parë i rëndësishëm që hodhëm në zgjedhjet e lira e demokratike na mbush me gëzim dhe na shton optimizmin për të marrë përsipër detyra më të mëdha në këtë drejtim. Të vetëdijshëm për barrën e madhe që na u ngarkua, ta garantojmë edhe një herë popullin se me devocion e përkushtim të madh do të luftojmë për idealet e tij të larta e të shenjta për përparimin e pandalshëm të Shqipërisë.

cekaEdhe një herë punimet e sesionit të parë të Kuvendit të ri Popullor i deklaroj të hapura. Rroftë populli heroik shqiptar!

Në emër të Partisë Demokratike, i vetmi deputet në atë sallë ishte Neritan Ceka. Ishte aty për të lexuar deklaratën që lidhej me ngjarjen e 2 prillit në Shkodër. Ceka argumentoi bojkotin e PD-së i lidhur me ngjarjen e 2 prillit.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, duke shprehur vullnetin e zgjedhësve të tij, që përbëjnë 40 për qind të elektoratit shqiptar, qëndron në mendimin për nevojën e shtyrjes së mbledhjes së Kuvendit Popullor deri në përcaktimin e fajtorëve për vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve në qytetin e Shkodrës”.

Më tej në deklaratë, Ceka shtron disa pyetje për deputetët e PPSH-së:

“Si është e mundur të mos zbulohen vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, kur përdorimi i armëve nga forcat e rendit bëhet në bazë të rregullave të caktuara e të kontrolluara? Si është e mundur që nuk është ndaluar asnjë nga personat e armatosur që kanë qenë brenda Komitetit të Partisë dhe kanë vepruar nën komandën e personave të njohur brenda dhe jashtë kësaj godine? Si është e mundur të mos ndëshkohen ata që natën e 2 prillit, përmes Televizionit Shqiptar, i shpallën viktimat si terroristë, ndërsa vrasësit e tyre i morën në mbrojtje? Si mund të dilet para së vërtetës me argumente qesharake për djegien e filmit dhe mosparaqitjen e personave, të cilat janë vetëm tregues të mashtrimit dhe të frikësimit, që përdor ky komision si metodë në mbulimin e krimeve politike?” tha Ceka.Pasi lexoi deklaratën, Neritan Ceka u nis drejt derës i bindur se kishte kryer detyrën. Ndërsa Adil Çarçani kërkonte prej tij të kthehet për t’iu përgjgijur pyetjeve të deputetëve.Kastriot-Islami-1991

Më pushtë debati mes Cekës e Çarçanit, për bojkotin e opozitës: Adil Çarçani – Ju lutem, bëtë deklaratën, qëndro t’u japësh përgjigje disa pyetjeve. Pse vetëm për deklaratën erdhët ju këtu. Ju kërkuat fjalën, jua dhamë, tani prisni të jepni përgjigjet e nevojshme. (Ndërkohë Neritan Ceka kishte lënë sallën).

Zgjedhja e Kastriot Islamit si kryetar Kuvendi

Dy ditë më pas, më 17 prill, Kuvendi zgjodhi kryesinë dhe kryetarin. Kandidaturat e PPSH-së për postin e kryetarit ishin Kastriot Islami dhe Dritëro Agolli. Ndërkohë PD kishte vendosur të vinte në Kuvend me kushtin që të ngrihej një komision hetimor parlamentar për ngjarjen e 2 prillit. Aty zë fill edhe historia e Komisioneve parlamentare hetimore që kurrë nuk zbuluan të vërtetat për të cilat u ngritën. Një debat mes PD-së dhe PPSH-së për mënyrën e voitimit e shoqëroi seancën e asaj dite. Gramoz Pashko kërkonte me doemos të zgjidhej me votim të fshehtë kryetari por PPSH kërkonte votim të hapur.

Gramoz Pashko -Pse i trembeni votimit të fshehtë? Pse u miratua një rregullore, një rregullore në parim, këtu ka diskutime, të cilat kanë votën e fshehtë.

Ndërkohë zhvillohet votimit dhe kryesuesi I seancës lexoi rezultatin:

Adil Çarçani – Pra, Kryesia e Kuvendit Popullor miratohet e përbërë prej:

Imami-PashkoKryetar, deputeti i rrethit të Fierit, Kastriot Islami; zëvendëskryetarë: Lush Përpali, deputet i rrethit të Tropojës, Aleksandër Meksi, deputet i rrethit të Tiranës.

Detyra ime si përfaqësues i një grupi të moshuarish mbaroi. Ju falënderoj për nderin që më bëtë për drejtimin e deritanishëm të sesionit dhe i lutem Kryesisë së zgjedhur të zërë vendin për drejtimin e punimeve të Kuvendit Popullor”, përfundon fjalën e tij Adil Çarçani.

Me këto fjalë, Adil Çarçani i kaloi detyrën e kryetarit të parlamentit të parë pluralist, Kastriot Islami, i zgjedhur nga 199 votat e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ndërsa Dritëro Agolli e kishte mbështetjen e 78 deputetëve të PD-së.

Shkrimi i ardhëshëm pasqyron detaje rreth debatit mes PPSH-së dhe PD-së për kandidaturën për kryetar Kuvendi, të Kastriot Islamit dhe Dritëro Agollit. PD e mbështeteti kandidaturën e dritëro Agollit duke  vlerësuar si një figurë të pastër politike, përballë kandidaturës tjetër të PPSH-së, Kastriot Isalmit i cili si ministër i Arsimit në qeveinë e fundit komuniste, kundërshtohej nga PD.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej