Vdekja e shokut Husni trishtoi udhëheqjen e Partisë, e cila e kapur dorë për dore priste kufomën e Besnikut të Partisë. Ja si e shpjegon këtë foto studiuesi Kastriot Dervishi:
Foto e vitit 1979, dorë për dore E.Hoxha dhe M.Shehu
Kjo fotografi është bërë në aeroportin e Rinasit në vitin 1979. Nuk është përdorur në publikime zyrtare. Është njëra nga qindra fotot e shkrepura me rastin e ardhjes së trupit të Hysni Kapos nga Franca. Në njërën nga fotot shihet një shtrëngim duarsh i pazakontë midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.