Dokumenti i 1949/ Kur Stalini i dhuronte Enver Hoxhës 3 kg sallam, ndërsa Spiro Kolekës, dajës së Edi Ramës, vetëm 1.5 kg

Duhet të lëçisni

Agron Llakaj kaloi COVID-19 bashkë me bashkëshorten: Më në fund ia dolëm!

Agron Llakaj ka bërë me dije se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina, kanë fituar betejën me COVID-19. Ai ka rrëfyer se për 20 ditë ata kanë qenë...

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa shpallet i pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është shpallur i pafajshëm për të gjitha pikat me të cilat akuzohej. Mustafa u paraqit gjatë ditës së sotme pranë...

Akuzat për zgjedhjen e kandidatëve, BKH reagon pas kallëzimit: Kriteret janë të vështira dhe janë zgjedhur…

7 kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë paditur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, mes tyre vetë shefen e BKH-së Aida Hajnaj...

“Shmangia e një izolimi të dytë”, OBSH jep mesazhin: Gjithkush të respektojë rregullat

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se një izolim i dytë mund të ndalohet nëse të gjithë qytetarët respektojnë rregullat. Drejtuese teknike e OBSH-së mbi...

Nga Ferdinand Dervishi

Pak ditë pas takimit në Moskë me Stalinin (23 mars 1949), Enver Hoxha realizoi një ceremoni të pazakontë në dhomën e tij.

Ai thirri aty anëtarët e delegacionit që kryesonte duke ju lutur përfaqësuesit sovjetik të përsëriste lajmin për disa dhurata të bëra nga Stalini.

Ishin kuti cigaresh, orë dore, copa stofi për të qepur pantallona apo xhaketa dhe më tej disa produkte ushqimore, si havjar, sallam, çokollatë e kështu me radhë.

Sot, pjesa e produkteve ushqimore mund të tingëllojë e habitshme, por në këtë periudhë, me sa duket këto ishin produkte luksi, jo vetëm për nivelin ekonomik të shqiptarëve, por edhe për vetë sovjetikët.

Jemi në vitin 1949, në Shqipëri ka njerëz të uritur dhe pavarësisht se udhëheqjes së lartë komuniste apo funksionarëve shtetërore nuk u mungonte gjë, sërish dhuratat ushqimore duken të justifikueshme.

Pjesa që nuk mund të përtypet lehtë është ajo e mbajtjes së produkteve ushqimore me vete dhe më tej transporti për në Shqipëri, që mund të kërkonin disa ditë kohë.

Ideja e dhuratave të tilla ishte dhënë nga Ambasadori Sovjetik në Tiranë, Dimitri Çuvahin më 28 mars 1949, kohë kur delegacioni shqiptar ishte ende në Moskë.

Dhuratat janë lëvruar me vendim të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik më 2 prill 1949 dhe u janë dhënë pjesëtarëve të delegacionit nga një diplomat, pak ditë më pas, më 6 prill.

Këtë thonë dokumentet që po sjellim në këtë shkrim, të marra dhe të përkthyera nga përmbledhja “Faktori Sovjetik në Evropën Lindore 1944-1953”.

Dokumenti 1

Kërkesa e ambasadorit

Nr: 19

Raporti i të dërguarit të Bashkimit Sovjetik në Shqipëri, D. S. Çuvahin, K. D. Veviçkin dhe P. А. Bushuev për V. А. Zorinin për dëshirën e dhënies anëtarëve të delegacionit të Qeverisë shqiptare të dhuratave nga Qeveria Sovjetike(1).

Моskë

28 mars 1949.

SEKRET

Shokut. V. А. Zorin

E konsideruam të nevojshme, sipas shembujve me delegacione të shkuara, t’u japim anëtarëve të delegacionit qeveritar shqiptar dhuratat e mëposhtme:

Enver Hoxha – mbajtëse cigaresh e artë, 2 kuti me havjar (3 kilogram), 3 kilogram sallam, 5 shishe me vodkë, 5 shishe me shampanjë, 20 paketa me cigare, 2 kilogram çokollatë, 2 copa mëndafshi dhe 1 copë stofi të leshtë për pallto grash.

Spiro Koleka – orë e florinjtë “Pobjeda” me  zinxhir, 1 kuti me havjar (2 kilogram), 1,5 kilogram sallam, 3 shishe me shampanjë dhe 3 shishe vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë, 1 copë stofi të leshtë për pallto grash.

Koço Theodhosi – takëm shkrimi i bërë me gurë të Uralit, 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.

Xhaferr Spahiu – një kuti me kapak të pikturuar (miniaturë me ngjyra), 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.

Shinasi Dragoti – një kuti me kapak të pikturuar, 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.

Nexhip Vinçani – një kuti me kapak të pikturuar, 1 kuti me havjar, 3 shishe me vodkë, 10 paketa me cigare, 1 kilogram çokollatë.

Kërkojmë udhëzimet tuaja

  1. Çuvahin,
  2. Veviçkin

А. Bushuev

AVP RF. F. 021. Op. 36. P. 22. D. 22. L. 27.

ORIGJINAL.

Dokumenti 2

KRYETARI i KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BS

Stalin(2)

DREJTORI MENAXHUES I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BS

Pomaznev

KËSHILLI I MINISTRAVE TË BS

Pomaznev

AP RF. F. 3. Op. 64. D. 46. L. 1.

ORIGJINAL.

Dhënia e dhuratave

(1)- Shpërndarë V. Molotovit, L. Berias, N. Bulganinit, G. Malenkovit, A. Poskrebishevit, A. Vishinskit, M. Meshnikovit, A. Zverevit.

Cm. dok. N: 19.

(2)- Më 6 prill të vitit 1949 Zëvendës Drejtori i Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të BS, P. Bushuev ka shkruar në raportin e tij. “Sot në orën 15:00 unë vizitova delegacionin qeveritar shqiptar dhe u prita nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha. Unë e lajmërova atë se më ishte ngarkuar t’u jepja anëtarëve të delegacionit qeveritar shqiptar në emër të Qeverisë Sovjetike dhuratat e poshtëshënuara:

Enver Hoxha – një mbajtëse të artë cigaresh, 2 copa mëndafshi dhe 1 stofi të leshtë dhe një shportë produktesh ushqimore.

Spiro Koleka – një orë të florinjtë “Pobjeda”, 1 copë mëndafshi dhe një shportë produktesh ushqimore.

Koço Theodhosi – një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i ‘Përralla për peshkatarin dhe peshkun’) dhe një shportë produktesh ushqimore.

Vasil Kati – një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i ‘Pranë bregdetit’, sipas vargjeve të Pushkinit) dhe një shportë produktesh ushqimore.

Xhaferr Spahiu – një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i ‘Dy Ivanët e djalit të ushtarëve’) dhe një shportë produktesh ushqimore.

Shinasi Dragoti, – një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i “Rusllani dhe Ludmilla”) dhe një shportë produktesh ushqimore,

Nexhip Vinçani,  – një kuti me kapak të pikturuar (fragment nga ilustrimi i “Panfolovët”, një grupi luftëtarësh që në Luftën e Dytë Botërore u dëmtuan gjermanëve në afërsi të Moskës një numër të madh tankesh) dhe një shportë produktesh ushqimore.

Pasi më dëgjoi, Enver Hoxha ftoi në dhomën e vet të gjithë anëtarët e delegacionit dhe më kërkoi që të përsërisja lajmin për dhuratat në prezencë të tyre. Unë këtë e bëra dhe ua dhashë atyre personalisht dhuratat e sipërpërmendura.

Në emër të anëtarëve të delegacionit, gruas së tij dhe vetes, Enver Hoxha më porositi që t’i përcillja Udhëheqjes së BS mirënjohjen për dhuratat.

(AVP RF.F. 021. Op. 36. P. 22. D. 22. L. 28).

Dokumenti 3

Vendimi i qeverisë sovjetike

N: 22

Vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik për dhuratat e delegacionit të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë.

Moskë

2 prill 1949.

SEKRET

Këshilli i Ministrave të BS

VENDIM

Nga 2 prill 1949. Nr: 1273-454s

Moskë, Kremlin

Për dhuratat e delegacionit qeveritar të Republikës Popullore të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Sovjetik

VENDOSI:

T’u jepen në emër të Qeverisë së BS, përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhës, një mbajtëse e artë cigaresh, Kryetarit të Planifikimit të Shtetit, Spiro Koleka, një orë e florinjtë “Pobjeda” me zinxhir të florinjtë. Zv/ Kryetarit të Planifikimit të Shtetit, Koço Theodhosi, një takëm shkrimi të bërë me gurë të Uralit. Zv/ministrit të Tregtisë, Vasil Kati, një kuti me kapak të pikturuar, Zv/ministrit të Industrisë, Xhaferr Spahiu, një kuti me kapak të pikturuar. Zv/ministrit të Punëve Publike, Shinasi Dragoti, një kuti me kapak të pikturuar, Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm (të Ushtrisë) Nexhip Vinçani, një kuti me kapak të pikturuar.

Veç këtyre, anëtarëve të delegacionit, t’u jepen dhurata për gra (copa mëndafshi dhe leshi) dhe disa produkte ushqimore (havjar, çokollatë, vodkë, shampanjë) në shumën e përgjithshme prej 11.000 rublash.

Të detyrojë Ministrinë e Financave të BS, (shokun Zverjev) të ndajë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave të BS dhe t’i japë Ministrisë së Punëve të Jashtme një shumë të duhur për pagesën e dhuratave të numëruara më sipër në pikën 2.

/ABC News/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Agron Llakaj kaloi COVID-19 bashkë me bashkëshorten: Më në fund ia dolëm!

Agron Llakaj ka bërë me dije se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina, kanë fituar betejën me COVID-19. Ai ka rrëfyer se për 20 ditë ata kanë qenë...

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa shpallet i pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është shpallur i pafajshëm për të gjitha pikat me të cilat akuzohej. Mustafa u paraqit gjatë ditës së sotme pranë...

Akuzat për zgjedhjen e kandidatëve, BKH reagon pas kallëzimit: Kriteret janë të vështira dhe janë zgjedhur…

7 kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë paditur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, mes tyre vetë shefen e BKH-së Aida Hajnaj...

“Shmangia e një izolimi të dytë”, OBSH jep mesazhin: Gjithkush të respektojë rregullat

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se një izolim i dytë mund të ndalohet nëse të gjithë qytetarët respektojnë rregullat. Drejtuese teknike e OBSH-së mbi...

Tjetër rekord i zi/ 311 të infektuar e 6 të vdekur në 24 orë

Vazhdojnë rekordet e zeza në Shqipëri, për shkak të koronavirusit. Bëhet me dije se sot është shënuar një tjetër rekord i zi, për shkak të...