“Rama dhe Meta kanë qeverisur 4 vite bashkë. Këta dy burra të mbajnë përgjegjësi, të jenë më seriozë dhe t’i përmmbajnë militantët që kanë poshtë, pasi ata që e paguajnë janë jetë njerëzore.”
Ishte ky komenti i kandidates për deputete të PDIU, Mesila Doda në emisionin “ Fol me Mua, fol me Ata”, në TVSH.
Doda nënvizoi se liderët që ndanë bashkë pushtetin dhe qeverisjen për 4 vite duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë nën kontroll elektoratin pasi do të jenë këta të fundit që do i pësojnë sjelljet jo serioze.
“Rama dhe Meta kanë qeverisur 4 vite bashkë. Këta dy burra të mbajnë përgjegjësi, të jenë më seriozë dhe t’i përmbëjnë militantët që kanë poshtë, pasi ato që e paguajnë janë jetë njerëzore.
Politika është gjë serioze dhe nuk mund ta kalojmë me barsaleta dhe batuta. Fakti që tregojnë barsaleta nuk i bën më të mirë. Nuk jam fare për këtë lloj leksiku, tepsi e kusi. Në çdo vend tjetër të botës kështu politikanësh me kështu gjuhe do të ndëshkohej. Dhe shqiptarët janë të zgjuar e do vij një moment që do hapin sytë”, tha Doda.
Gjatë emisionit Doda u ndal edhe tek politikat dhe pikat kryesore të planit të PDIU duke theksuar se në dimensionet e shumta që kjo forcë ka rol të rëndësishëm luan ekonomia. Sipas Dodës një bashkim ekonomik dhe mendor me Kosovën do t’I jepte zgjidhje shumë problemeve.
“Kemi një parti me shumë dimensione. Duhet të kemi një ekonomi që duhet të ketë një treg të madh pune por ne akoma nuk kemi një bashkim ekonomik mes Shqipërisë së madhe. Nuk kemi arsye të mos kemi një treg energjitk të përbashkët. Nuk e kuptoj pse akadamia e shkencave nuk e kërkon këtë. Gjithë mbledhjet e qeverisë kanë patur një produkt zero. Rruga e Kombit ëhstë komplet e pashfrytëzuar në aspeltin ekonomik dhe lidhjen ekonomike mes vendeve”, tha Doda.
Kandidatja për deputete e PDIU ritheksoi se kjo forcë do të bashkëpunojë me partitë vetëm për çështje programore ku në fokus do të mbetet Çamëria. Doda deklaroi se falë PDIU Çështja Çame u ndërkombëtarizua.
“Prania e PDIU-së është si një lloj mbajtëse që një qeveri merr, dhe ne e dimë çfarë presioni mer Shqipëria nga fqinjët. Ka qenë presioni i PDIU-së që qeveritarët kanë folur. Ne duhet të jemi më shumë, të ndihemi më afër, të ndihemi më të fortë sepse të ndarë jemi të vegjël. Bashkëpunimi për çështjen çame do jetë kryefjala e bashkëpunimit me partitë e tjera”, tha ajo.
Sa i përket situatës politike në Kosovë, Doda vlerësoi të dy politikanët që do mund të jenë në krye të qevrisë në ditët e ardhshme.
“Me Vetëndosjen ka shumë gjëra të përbashkëta. Leku është futur në programin e Vetëvendosjen, por është një parti shumë e majtë dhe çështjet dhe bashkëpunimet ekonomike do jenë shumë të vështira. Nga ana tjetër partia e Haradinaj është e djathtë dhe mbështet shumë çështjet kombëtare. Ne kemi një abetare të përbashëkt, por pse të mos kemi një program të përbashëkët. Kush na e ndalon”, u shpreh Doda.
Ndërsa duke u ndalur te Maqedonia të cilën Doda e quan Ilirida ajo tha se është paksa e vështirë që të ketë qëndrueshmëri pasi situate politike nuk ka ardhur natyralisht.
“Nuk i them Maqedoni por i them Ilirida e vjetër, pasi pjerardhja ime është nga atje, ime më është nga Gostivari. Ata që jetojnë atje, jetojnë në kushte shumë të këqija. Kam dhënë një deklaratë në parlament para disa kohësh e cila u konsiderua shumë nacionaliste. E rithem që nqs ata nuk kanë të drejtat e tyre themeltare dhe nuk trajtohen si pjesë e një shteti, kanë çdo të drejtë të kërkojnë çdo gjë. Ne duhet të interesohemi për problemet e tyre të shkelura dhe të mohuara. Nuk u themi të marrin pushkën dhe të bëjnë veprime të irridentuara. Duhet të respektohen, përkundrazi kanë gjithë të drejtën të kërkojnë një entitet tjetër”, tha Doda.
Gjatë intervistës në studio Doda u ndal sërish te “Rama dhe timoni” duke thënë se është normale që një parti të kërkojë të ketë një drejtim, por sipas saj është e papranueshme që kreu i qeverisë fajëson Metën.
“Të gjithë duan ta kenë drejtimin dhe si vë faj që Rama do që ta ketë timonin, por ti vëri fajet LSI-së është e papranushme . Përveç reformës së plehrave të tjerat të gjitha i ka miratuar vetë pa LSI-në, reformën administrative, në drejtësi etj.”, tha Doda.
Aqif Rakipi, kandidat i PDIU në Elbasan tha “Kur vinte Berisha në Peqin njerëzit ‘vriteshin’ për ta takuar ndërsa Berisha nuk mbledh dot 5 veta”. Kjo ide u mbështet edhe nga Mesila Doda e cila tha se “Rakipi është një nga përfaqësuesit më të afërt me bazën dhe e di mirë çfarë thotë, por askush nuk mund ta mohojë karizmën e tij. Mitingjet e PD kanë qenë festë e madhe dhe kur shoh PD sot është e mjerueshme. “
Praninë në listën e Partisë Demokratike të një çami si Dashamir Tahiri si dhe të Vangjel Dules, Doda e ka cilësuar si të papranueshme dhe fyese për shqiptarët.
“Ne e kemi përsëritur dhe kemi thënë se nuk ka zgjedhje më të pamenduar se kjo. Nuk është çështja se Dule është komunitar, por ai ka ekzistuar në politikë për të bërë kontrapedalin. Nëse gjithë Parlamenti çohej në këmbë për çamët ai ka qëndruar ulur. Nuk ka moment më negativ në politikën shqiptare se qëndrimi i Dules. Ai është i vetmi njeri që del me flamurin e Vorio Epirit. Ky njeri ka akoma kërkesa për ndryshime kufijsh. Nuk e di se kush e ka stisur kështu këtë listë por jo vetëm se është zgjidhje e keqe po është edhe fyese. Shqiptarët nuk janë popull që mund të pranojnë manipulime të shëmtuara.
Tashmë që na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet i qëndron bindjes se PDIU do të marrë 7-10 deputetë nga verdikti i popullit me 25 qershor.
E pyetur mbi fushatën me PDIU Doda tha se po përjeton një eksperiencë fantastike.
“Shija që më ka lënë është fantastike, mirënjohje për njerëzit qe kanë shkuar në çdo derë. Falenderoj nga zemra çdo mbështetës të PDIU. Puna që bëjnë në terren njerëzit e PDIU është e mrekullueshme“, tha ajo.
Ndërsa e pyetur se nëse pas 27 vitesh pluralizmi është koha që të ndodhë dekomunistizimi, Doda tha:
Nuk ka një limit kohor në të cilin administrohet një krim, sikurse edhe për këtë krim që është kryer në Shqipëri. Kemi arritur që të krijohet institucioni i hapjes së dosjeve dhe PDIU ka çuar listën e deputetëve pranë këtyre institucioneve, gjë që duhet ta bëjnë gjithë partitë. Sjellja e sotme e politikanëve vjen nga trashëgimia e keqe e asaj kohe. Nuk është zgjidhur dhe duhet rënë dakord se si do zgjidhet kjo trashëgimi e keqe.